Vendlindje

Kultura

Vendlindje

Nga: Lirigzona Bunjaku Më: 12 gusht 2017 Në ora: 09:18
Foto ilustruese

Po shkruaj sot për ty nga dhimbja e pikëllimi që kam në zemër për goditjet e parreshtura, që po ndodhin në e mbi ty, duke të lënë bosh, gati si kufomë të pa kallur në dhe! Kohë më parë frymoje në shpirtin e njerëzve, kur ishe plot e në gazin e frymëmarrjen me ta. Një vend me plot njerëz e gjallëri, ku përtërihej jeta mbushur me pleq e fëmij, oborret e shtëpive luzmonin nga zërat argëtues të fëmijëve, kah harroheshin në lojë.

Jo që kishte shumë. Ishin tetë shtëpi, por ishin të mbushura me njerëz. Kishte te rinj që loznin e punonin për ta begatuar jetën, që zëri i tyre thërriste për rinim jete. Të gjithë jetonin banorët në harmoni, duke rrespektuar edhe moshën. Vendlindja ime-Mireshi piktoresk, po rëshqet nga rrënimi, nga zbrazja e nga dhimbja. Zatën, vendin njerëzit e gjallërojnë dhe hijeshojnë. Po kur të mbetet pa ta quhet vend shkret. Edhe fjala katund është shqipe, që do të thotë:-ka tundje, ka lëvizje e zëra dhe gjallëri.

Boshatisja e vendeve rurale është virus i kohës, është pakujdesi e shtetit që të investojë në këto vende, që të mbesin të populluara. Katundi im u vetëmua shumë dhe u rrallua, pasiqë disa shkann për "komoditet" në qytet e disa migruan e disa tjerë i korri vdekja, pasiqë njeriu është, fatkeqësht, qenie kalimtare e kësaj bote. Jam buzë pikëllimit e dhimbjes, krejt gati për të ngritur flamurin e melankolisë, por jo atë të Migjenit. Veçmas të moshuarit morën udhën e pakthim. Mënyrën e jetesës e ka ndryshuar zhvillimi teknologjik, prandaj tash "muhabeti" bëhet fallso. Ndërsa lojërat dramatike popullore, kanë zënë vend nëpër vitrinat muzeale.

Këtë dhimbje njerëzore, më bëhet se edhe dielli po e shpreh me rrezet melankolike.

Këtu i ftoi njerëzit të banojnë dhe falas të filtrojnë mushkëritë,e jo të thithin ajrin kancerogjen nga kërmat nëpër udhët e qyteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat