Arkeologët me ndihmën e laserit vijnë deri te zbulimi mahnitës

Kultura

Arkeologët me ndihmën e laserit vijnë deri te zbulimi mahnitës

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 18:51
Ilustrim

Duke iu falënderuar teknologjisë LiDAR, arkeologët nga Universiteti në Orhus kanë zbuluar në Borgring të Danimarkës një kala të vikingëve, të ndërtuar në formë rrethi.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se ndërtimi i takon periudhës ndërmjet viteve 975-980, përkatësisht kohës së sundimit të Harald Plavozubog, mbretit danez, i cili konsiderohet si bashkues i parë i popullit danez.

Diametri i saj i jashtëm është 144 metra. Hulumtuesit besojnë se në territorin e Danimarkës fshihen edhe shumë kala të tilla, të cilat pritet të zbulohen në të ardhmen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat