Nuk quditemi shumë, o Bilall kasami,
Ke pasur në plan gjithënjë të jeshë i pari,
Nuk është gjë e keqe, këtë çdo kush e don,
Për të qenë i pari, secili lufton...................
Njeriu që meriton dhe shoqërinë ndihmon,
Eshtë në rregull që ai, i pari të qëndron,
Por keq është kur, për të dalë doemos i pari,
I godet të tjerët, me shkelma sikur gomari.................
Këshilltarët e Besës, të mirë të nderuar,
Për të Të parin e tyre, doemos duhej votuar,
Shpejt i hodhën votat, në kutinë e mbuluar,
Kur u bë numërimi, nga një votë kishin fituar.
U përsërit votimi, prsëri morën nga një,
E Bilallit të ngratë nuk i dhanë asnjë,
Sa herë ata votonin e sa herë numëronin,
Të gjithë këshilltarët, veten e votonin.
Njeriu i zbuti kafshët dhe shpendët me radhë,
Zbuti macën,qenin deri te bleta e mbarë,
Të gjitha egërsirat i zbuti i rregulloi,
Por veten e tij i ngrati e harroi..............