Sejdi Berisha dhuroi 140 libra për bibliotekën e shkollës “Dy dëshmorët” në Bubavec të Malishevës

Kultura

Sejdi Berisha dhuroi 140 libra për bibliotekën e shkollës “Dy dëshmorët” në Bubavec të Malishevës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:26
Sejdi Berisha

Në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe me qëllim të begatimit të bibliotekave shkollore me numër sa më të madh librash, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, me 17 janar 2018, shkollës “Dy dëshmorët” në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës ia dhuroi njëqind e dyzetë (140) libra.

Sejdi Berisha deri me tash ka dhuruar mbi 3000 libra në shumë shkolla gjithandej Kosovës dhe të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat