Fatet shpesh dine të hakmerren në këtë botë hokatarë, por ngushëllimi nuk është ndjesia e kohës së shkuar dhe as deti i ngrirë të dëshirave, jeta ka parimet dhe filozoftë, ka pentagramet, notat dhe tekstin me mesazhin që le si trashëgimi në kodin e adenës portretizo të materies së njeriut
Këto ditë do li nga shtypi dhe u promovua vepra e poetit tone Asllan Qyqalles me titullin “Lora”. Në kumtesën e Izet Shales dhe fjalët përshëndetëse të tjerave kushtua këtij librit me poezi në mes tjerash u tha:” Që në kontaktin e parë me poezinë të vepra ,,Lora “të autorit Asllan Qyqallaes - e deri kur provon të përmbyll meditimin për Lorën, brenda kopertonave të kësaj vepre, ndjesia e komunikimit, degdisë pulset dhe vrushkujt e gjakut, sa nuk pëlcasin nga zjarri në oqeanin e ngrirë. Vepra si tërësi dhe secila poezi në veçanti, përforcon, komunikimin adaptim nëpër shkallët sipërore të formës, të kuptuarit, analizuarit, sitentizuar e të praktikuarit në formë dhe përmbajtje. Poezia, ngjyrat e dhembjes, komunikon me lexuesin e secilës pozitë, shtresë shoqërore, institucion profesional dhe përfundimisht kush më shumë e kush më pak gjënë në vargje, ndjesinë, komunikimin, përditshmërinë e përballje në mes dëshirës dhe realitetit pa dashur që të humbë para verdiktit të ligjit të universit, vargjet komunikojnë:
Unë poeti
Serenatën e mësova në dimrin e vonë
Nuk dita të lozë në harpën e Betovenit
Në Kohë
Ky kompozicion përveç divergjencave komunikuese, ka akordimin metaforik të poetit Qyqalla, kur bashkon kërkesën dhe synimin, me plotë sinqeritet dhe korrektësi shpalos kohën e cila e ka tejkaluar dhe nuk i ofron privilegje. Këmbëngulësia që të rrugëtoj pas fatit Sermbian, autorin e Lorës as cunamet e uraganet, pavarësisht ndjesive, fuqive dhe fytyrave që shpërfaqin, nuk e prapësojnë në misionin e shenjt që i ka shkruar vetvetes, përball njeriut dhe universit, sepse për autorin mjalti i shërimit të jetës është ëndrra e Lorës.
Poetet, nuk i takojnë përditshmërisë së rëndomtë të frymoreve, jo për nga emërtim, por shija, formësimi, ndjesia, komunikimi, misioni, përballja , përjetim dhe kurorëzimi pa llogaritur çmimin në aktin e fundit, për të hyjnore është ëndrrën të kthej në shtratin e vet. Këtë planimetri na përforcon, poezia ,, Lora e Prishtinës” ku autori, Asllan Qyqalla shprehet: Sërish takim në Prishtinë hyjnesha hanë zbret në kujtime e cila me vete kishte heshtjen shenjtërore. Asnjëherë të vetme, poetet në këto momente tha Shala nuk sprapsen as nuk heqin kërkesën e vet të realizimit në bashkëjetesë me fatin, sa do që koha dhe njerëzit nuk anojnë dhe s`i krijojnë favore në këtë ëndërr real të autorit, Qyqalla. Ai kthehet në Prishtinë dhe kërkon takim me Lorën e Prishtinës, por hyjnesha e poetit ishte dhe mbetet, hyjneshë, Lora, e poetit ishte vetëm një, dhe ajo ishte Lora shenjtore e heshtjes së poetit, Lora që kishte ndjesinë me poetin, ëndrrën dhe shpresën me poetin, kishte jetën e diellit dhe hënës së poetit, pikërisht dhe realisht , Lora e Prishtinës. Poeti Qyqalla melodizonë fishkëllimat e erës dhe lotët e Lorës, me Lorën në shi. Kjo shpalos dhimbjen, largësinë fizike të dy personazheve, përveç përafrisë së komunikimit që përzihet mes mallit dhe kohës apo Lorës dhe Lanit. Ky kumt sjell demistifikimin abstrakt të komunikimit sikur në këto vargje.
Lora brumon gjinjtë
Me mall dashurie
Lani ndjen kohën
Në detin e ngrirë të dëshirave.
Fatet shpesh dine të hakmerren në këtë botë hokatarë, por ngushëllimi nuk është ndjesia e kohës së shkuar dhe as deti i ngrirë i dëshirave, jeta ka parimet dhe filozoftë, ka pentagramet, notat dhe tekstin me mesazhin që le si trashëgimi në kodin e adenës portretizo të materies së njeriut. Sinkronizimi kronikat i poetit Qyqalla vjen në afektin sentimental, që shkakton drithërim emocionale të fjalës dhe mungesës së shikimit në pasqyrë të Lorës dhe revoltohet duke përplasur parimin e mos durimit deri në ikje të pakthyeshme.
Fjala ngrit ndjesinë emocionale, përjetimi i poetit dhe para imagjinomi i Lorës në pasqyrën e emocionit, shkakton shkarje, mllef dhe pezëm të afektin e poeti, duke kërkuar ikje të njëanshme që ky nuk e pranon dhe i bindet reales por idealizon me sintagmën e fjalës. Se letërsia dhe komunikimi poetik-metaforik rivërteton besueshmërinë e autorit për dashurinë e Lorës dhe i jep jetë e shpresë, kuptim emblematik, që jeta jetësohet pavarësisht kalivareve, një dëshmi e pashlyer janë vargjet e poezisë ,, Drithërimë” ,
Mirëmbrëma Lan
Me del një portret në ekran
Vajzë bionde me plotë andralla
Emër i veçantë në këtë acar të ftohtë.
Ekranit të poetit nuk i mungojnë drita as kur pakësohet Drini i Bardhë e Drini i Zi,as kur sterron Vjosa e Osumi, ai dhe Lora kanë Adriatikun dhe Jonin, kanë Thëllëzën që drithërimat muzikale të acarit të ftohtë i kthejnë në koncert pranvere. Ky vargëzim po më sforcon në argumentin e pamohueshëm se , autori ka eksploruar në galeritë e pasura të eksperiencave, të ndërtimit poetik të poezisë lirike dhe elegjiake në erotikën si vlerë sublime në jetën e artistit dhe njeriut.
Zjarri padyshim se ngroh, dritëson dhe qëndron i ndezur, nëpër kohë brezash se Lora dhe Lani kanë yjet dhe hënën dashuri të përjetësive që ndriçojnë universin e jetës së tyre. Se është kështu plotësisht bindem sikur që është bindur edhe autori, e që na ritregon. Se kaq i pathyer është Lani dhe vargu i tij në librin Lora, reflekton në dashuri njerëzore të bashkë rrugëtarit të tij në natën me Hënë e yje dhe mrekullinë çudibërëse të mendimit elitar artistik-letrar me veprën Lora. Sa do që fjalët i ka cunam ato nuk vrasin, por e tregojnë mbi fuqinë e dashurisë në gjolin e kriptë të jetës. Po e përmbylli kumtesën time me dy citate te lyrësueseve tjerë për veprën Lora, me autor Asllan Qyqallen Kurse për veprën ,, Lora “ te tjerë vlerësuese si: Kaltrinw Hoti , Nju Jork, shprehet. ,, Ai na mëson se dashuria i ruan lotët e dhimbjes, kurse dhimbja e shprehe fuqinë e dashurisë”. Ndërsa, dr. Zejnepe Alili Rexhepi thotë: ,,Ne vargjet e autorit te veprës Lora , është i ndjeshëm përjetimi, jo si ndonjë postulat biblike, por është i lirshëm qe buron nga shpirti i njeriut, qe ka nevoje me shërua dhembjen dhe plagën e saj, plage e vet”.