Udhëtim në rrethinat e Selanikut me Spiro Podaras

Kultura

Udhëtim në rrethinat e Selanikut me Spiro Podaras

Nga: Gëzim Llojdia Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:16
Gëzim Llojdia

1. Për poetët grekë ,poezia është si  uji, për një të  etur që duhet të shkruaj për të marrë frymë,thotë poeti i njohur grek Spiro Podaras .Kur lexon poezitë e këtij poeti të njohur futesh nga pak te poezia e poetëve të mëdhenj grekë si :Ricosi, Elitis, Seferis, Kavafis,po befasisht udhëton   përtej tyre dhe ishujve grekë .Aty takon magjinë që të japin stinët  si: vjeshtë,dimër, apo të tjera stine si stina e dashurisë ,ndjen ftohtësinë e dimrit   duke qene edhe pak Esenin por edhe më shumë një Robert Berns. Mirëpo përse është një Berns ,jo në fakt grekerit kanë poetët e tyre Bernsin ,Esenin dhe të tjerë ?Ai u rrit ashtu siç thotë: ".... në një tokë madhështor në rrethet perëndimore të Selanikut, duke shikuar vetëm nga vrima e dritares mjegullinat dhe jetën që bëjnë fqinjët. Një jetë e ndarë,  shikuar nga një  vrimë çorape  në mëngjes nga dritarja dhe natën të miut në një luftë për mbijetesë. Një jetë me parfum e oborrit larë  me fllad dhe bukë rigoni  në këto reshta kujton ai nënën e tij ,që sipas tij ishte veçse një Shën Mëri. e lindur në vitin 1940 në Ambelokipi Selanik, me siguri duhet të ishte , por të quhej Maria, e qetë, e fortë, njeri e  mirë, figura hyjnore. I vëmendshëm,i kujdesëm,rrethuar nga misteri ai përpiqet, që të ngulisë në mëndje vargun,ndërsa kohën për të zbrazur këtë frymëzim hyjnor duhej të vinte me pas.Fëmijëri tek jeta e një poeti lë gjurmë të thella kur “sizmografi “godet në ritmikën e shpirtit, çdo ditë .I rritur në Ambelokipi të Selanikut një lagje ku poeti, por edhe banorët e saj ,ai për shkak të bukurisë së peizazhit, ose për shkak se ata mendonin se ishte e banuar nga engjëjt" ,mendojnë e thonë se si ka ndikuar në jetën e  ti, lagja e engjëjve në të vërtetë ,ishte lagja e vreshtarëve. Vdekja e nënës sime thotë ,poeti,më la gjysmë, unë isha 21 vjeç me një grua dhe fëmijë dhe papritmas u ndanë kur u sëmur. Nëna ime,  Maria ishte në sytë e mi, kur shkuan atje e prisnin   në parajsë. Por asgjë nuk mund ta thyejë këtë lidhje, as edhe vdekja, kështu që unë e kam pranë meje. Vetëm e humba fjalën Mama. Frymëzimi është dhënë, nga e kaluara ime është gjithmonë në krye të lë jetën time, dhe më poshtë unë vetëm të vazhdojë jetën time duke shkruar mendimet,thotë autori.

 Si miq dhe të njohurit e panë atë në qiell, qiellin, që  ai ishte në gjendje për të arritur yjet ,shkruan kritika greke për këtë autor. Dimitris  i ati, i lindur në vitin 1935 në Stratoni Halkidiki ...ku poeti e përshkruan  me atë erë të naftës për ta ndjekur atë gjatë gjithë jetës së tij , i relaksuar, i mençur, i bukur. Muza e poetit fillon çdo  agim duke kënduar  me zëra aq të qetë, por aq të tmerrshëm,ku shpirtrat, që nuk e dinë është vetë parajsa është koha  e tij ,mistike përtej të fshehurës  në të vërtet është kohë shpirtërore, le të flasim për këtë, tani ishte vetëm një dëshirë e madhe diku - diku lotët e mi thahen në dhimbjen e shpirtit tim, për ato kohën e bodrumit të madh, në rrethinat e Selanikut. Kemi shumë gjëra të përbashkëta edhe në letra dhe sidomos në fushën mistike,fjalë që ka rrjedhur pikërisht nga gjuha e vendit fqinj.

2. I armatosur me dy municione të mëdha siç i quan vet, poeti:”laps dhe letër” si skalitësi i stalaktiteve,me këto pajisje,  ai gërmoi thellësisht nëpër  minierat njerëzore të shpirtit, duke gjurmuar rrethinat e Selanikut ku ishte rritur dhe ndërkaq aty jeton ,ku i shfaqen përditë , gjurmët e fëmijërisë .Poezia është krijim hyjnor.  Poeti S.Podaras ,është një vëzhgues i thellë i botës së fshehtë. Me një qiri në dorë, poeti kërkon rrënje  e kësaj bote,të jetës,të stinëve të dashurisë, të vet misterit,mirëpo përgjigja është:”E fshehta e fshehtë, mbetet ende për 20 shekuj të tjerë,kur bota të mos ketë më, asnjë të fshehtë,siç  paralajmërojnë mistikët. Edhe poezia në funksion të krijimit të mjegullnajës së fshehtë hyjnore,  poezia është krijim, krijimi nuk mbaron këtu. Poetët e mirë grekë ishin njohës të mirë të natyrës njerëzore  të dhimbjes,dëshpërimit,shpresë,pikëllimit dhe gjithçka tjetër, që ka të bëjë me të mirën, por edhe me të keqen, si dy bashkë-udhëtarë të kësaj bote. Ajo, që e dallon poetin nga njeriu i zakonshëm është  mënyra se si ky e sheh botën ,dukurit e saj ,misterin  e saj, si përpiqet, që ta zhvillojë dhe ta shpërfill pikërisht këtë lëmsh të ngatërruar ,këtë vorbull, këtë mjegullnajë, që na ka bërë bashkë ,që na mbanë të bashkuar në një sini të sheshtë, mes një gremësirë  yjore,pa fillesë,sigurisht pa pambarim.

3. Nëse shqyrton ,disa poezi të këtij autori për ta kuptuar  në thelb poezinë e autorit do të gjeni aty poezinë e vërtetë greke.”Shtrati ka vdekur,ka kohë,/koha s’më nevojitet më, /duhet harrimi i vetvetes,/të tjerët le të jenë të arsyeshëm,/arsyeja do tu jap atyre lëmshe të pazgjidhshme,/vetëm mua më duhet shtrati i vdekur...

 Të pavdekurit e pavdekshëm. Një lloj mistiku ku dukurit dhe të fshehtat i përjetojnë, në të gjallë, të tyre.Mjafton të lexosh disa prej poezive të këtij autori, për të kuptuar  krejt botën e shpirtit të tij poetik.

:”Ditët janë shekuj/kur me ty nuk jam/netët bëhen vite/kur pranë nuk të kam. ?Orët janë muaj/kur zërin s’ta dëgjoj/minutat janë javë/kur sytë s’mund të ti shikoj/sekondat,ditët të tëra/kur buzët s’mundem ti shijoj.”Poezia lirike dashurore  që shprehin  një mesazh të qartë. Dhimbjen e poetit për vashën,askund nuk e përmend, mirëpo ne e dimë, se ajo gjendet larg dhe malli për të nuk i shtynë dot as ditët,orët,minutat dhe sekondat ,minutat që bëhen shekuj,sekonda që sekondën se pret nga mungesa e asaj. Ajo është dhe s’është  aty ,ndërsa  shpirtin e tij e ka plagosur me magjinë e saj. Nuk mund të bëhet ndryshe,veçse e bukur ,flurore  e mbetur  aty një mjegull përmbi një vargmal. Vetëm me disa fjalë  të zgjedhura,  autori sjell një përmallim të madh,që zgjon dashuria. Me penelat piktori,autori pikturon akuarel dimri. Dhe një lirikë si kjo :”Ku shkon vallë nëpër shi/në baltë ,ftohtë dhe erë,të ketë botë tjetër,kush e di/A tjetër Zot dhe tjetër Qiell...Autori  në rrugë-kërkimin dashuror si krejt  poetët , sjell pikërisht atë lëndë poetike .Yllësit, që  ndriçojnë nuk janë gjë tjetër ,janë ndriçimi i yjeve  të vdekur, që sjellin dritën e tyre pas kaq mijëra vjetësh ,tek ne. Autori ,që në thelb  e njeh besimin  pyet shpesh se si shpirti mund ta ndajë parajsën dhe ferrin kur është thjeshtë një njeri .Kjo ka të bëjë edhe më shprehjen tonë. Tek njeriu gjenden edhe  Zoti edhe djalli. Edhe Eseninin nga stepat ruse shkruante bukurisht  për vashat dhe dashurin magji, por poetëtë grekë janë afër nesh edhe S.Podaras pa e njohur atë shkruan ca vargje- magjie si dikur Esenin:Më ngjanë me jetën jaseminë/aromë e ëmbël më bën të dehem/kur ty të prekin bukurinë/dhe unë njëherësh zbehem... dhe në vargun  fundit. :Në çdo rrugicë tymnajë e dendur/i fsheh të djeshmes çdo kujtim/dhe dielli rri pas reve i trembur/e nuk troket në xhamin tim. Duke vijuar rrugën me  potencialin e tij  poeti sjell sërish vargje të bukura për dashurin :Troket në xhamin e ftohtë/e mbjell në zemër pak trishtim/ky shiu i dimrit zemërak/po bie e bie pa pushim! Ose te poezia ekuacion i pa zgjidhur ;Ku humbi vallë dashuria/ku u tret?Iku pa lënë asnjë gjurmë/iku pa adresë./Mos vallë u zhyt në oqean/apo u ngjit në qiellin e paanë?

109 poezi dhe 122 faqe, janë perlat e një poeti fqinjë, që   zgjon shumë nga poezia e autorëve  grekë të njohur për vlerat poetikë në të gjithë botën. Ne kemi nevojë kjo poezi e poetëve grekë të bëhet pjesë e antologjive poetike edhe në Shqipëri .Ashtu si vendi fqinjë ,u hapi dyert dhe zemrat mijëra shqiptarëve në fillim viteve ‘90, sot që Shqipëria ka  bërë përparime edhe në fushën kulturore ,shkëmbimet dhe eksperiencat  në artë,letërsi, të jenë  të përhershme edhe nëpër festivalet poetike që zhvillojnë sot,klubet e shkrimtareve në qytete jugore si në Sarandë,Gjirokastër,Përmet,Vlorë,Fier,Tiranë.

Kemi nevojë për një poezi të tillë pa ngjyra politike e fetare, por  e shkruar me  forcën dhe  ngjyrat si ylber të shpirtit. Ricosi, Elitis, Seferis, Kavafis ,janë të udhërrëfyese për të  tjerë poet grekë,  që sot  shkruajnë,botojnë  në fushën e letërsisë me krijimet e tyre të vyera..Kështu botimi i këtij vëllimi poetik” Natën mos e lini vetëm” , që është një sintezë e poezisë së këtij autori  nga  :”Shtëpia botuese ” ADA” me përkthim nga Anna (Ballabani )Balanou dhe redaktim të autorit Myrteza Mara,përgatitur  për botim nga  Roland Lushi duhet të pasohet nga të tjerë vëllime dhe poet të vendit lexuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat