Cikël poetik nga Agim Desku

Kultura

Cikël poetik nga Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:10
Agim Desku

ZOTI IM

Mos më bën ta urrej veten

Kur krijove Evën

Unë mbeta kujtim i fjalës se shejtë.

 

Me atdheun kurrë nuk u takuam të lirë

Vetëm si heronj apo humbës të lirisë.

 

Jemi marr vesh me ty Zoti im të flasim shqip.

Edhe atëhërë kur s?mund ta zë

Titanikun.

 

Gjuhën time e vras vetë

Nëse më bëhet fytyrë djalli.

 

Luleve iu janë rikthyer tradhtitë

 Mbrëmjet u shndërruan serish në fantazma.

 

Cili luftëtar do të jetoj nëse ia vjedhin lavdinë

Me cilën peshë e matim drejtësinë e popullit tim.

 

Më ëndrrën për lirinë e bashkimit jetoj dhe vdes

Çdo ditë dhe vit bëhem barrë e çmendorisë se yjeve

Kur atdhuen ma matin me shpatën e Apokalipsit.

 

Kurrë nuk më lanë të protestoj para zemrës sime

Më mallkuan takimet e dehura kur festonim për lirinë

Për mue paskan porosit ashtin e trollit të lashtë sa vetë Zoti.

 

Zoti im rikthehu të ngritim dollinë e lirisë

Sebashku me luftëtarët e atdheut të pijmë .

 

A nuk mjaftoj që jetuam pesqind vite pa ty

Të sharë dhe në dyshë të ndarë pafajësisht.

 

UNË E SOLLA ZOTIN

 Unë dikur kisha Zot

Nuk e di se si më kishte humbur

Pasi më dëgjoj mirë lutjet e mija

Vendosi të shndërrohet i tëri në Një Shqipëri.

 

E rikthyen nëntë palgët e Gjergj Elez Alisë

Kur në të njëjtën kohë u bë rikthimi i Gjergj Kastriotit

Besoni a mos besoni në çfarë kohe po jetojmë

Asnjëherë nuk e kalova Evropën me pasaportën time.

 

Shejtëritë me të cilat u krenova për burrërinë time

Po vdesin të gjalla pa pasur ndonjë varr kujtimi

Dhe u ngrita edhe unë bashkë me Zahir Pajazitin

Nuk e lamë të vdes Marie Shllaku që mbrojti Shqipninë.

 

Ja Zotin tim ia riktheva Shqipërisë sime pa asnjë kusht

Mollën e Adamit asnjëri nuk e kafshuam që të mbetemi mëkatar

Flisni nëse nuk e dëshironi jetën mbretërore aq sa yjet qëndrojnë lartë

Unë ju betohem në njeriun kur dëgjon hymnin që thurëm për tokën. 

Prill 2018DESKU@

 

E ZËNË

Ç?m?u zu pick fjala

Ajo me të cilën udhëtonim bashkë

Një jetë pa asnjë betejë të humbur.

As edhe një fytyrë të skuqur për Zotin.

 

Kam mendue se dielli ngroh drejt

Fytyra ime le të mbetet flakë e diellit

Tradhtarët me cilat fytyra dallojnë nga ne

Promethetë janë kthyer udhëkryqeve të Shqipërisë.

 

Jam zënë ngusht me emrin e një miku tim

Nuk është traditë e shqipeve,as gjysh e stërgjyshi

Që në njërën gotë lutet e me tjetrën ferr ma bën jetën

Besën e kanë lidh me jashtokësorë dhe Apokalipsa.

 

Dhe bota tanimë ka marr një epidemi çmendore

Besojnë se lindjet nëpër eproveta ia shtojnë jetën vetes

Kjo farë e ndyrë na ka ardhë maje koke dhe hunde

Çmendorisht na bëjnë të pa aftë të llojt njeri.

 

Përse zotnat kanë humbur fuqinë para një shekulli majmunësh

Zërat e zanave mbetin e vetmja fuqi që bashkë e gjëjëm emrin tim

Jami me fat që i shpetuam pesëqind shekuj të Gjergjit

Sot i ruaj si relikt  të fjalës sime edhe po vdiqa njëqind herë në ditë.

7 Korrik 2018 DESKU@

 

Ç?T?U BËRA MUZË

Fitoren e Pirros nuk e kemi takue as në betejat për jetë a vdekje.
-Njëqind herë për të njëjtën dashuri jetoj.

Jeto për sa kohë dielli na ngroh njëjtë
Kur fjalën ia lash peng kujtimit që s?kthehet ma
Njëqind herë për të njëjtën dashuri jetoj 
Atdheut i vëj pikë para se ta ngriti në gotën e dehur.

Kanë nisur perandorët t?i festojnë fitoret e Pirros
Vrasësit dy gurë  bashkë nuk i lanë mbi tokë
A jemi edhe ne të mallkuar për mbytjen e Titanikut
Apo duhet prit kur kohët e demonëve të ikin nga faqja e dheut.

Për aq herë sa përqafova zotnat që më falën emrin e tokës
Unë mbeta i vetmi kalorës i rojeve të zërit të zanave
Kur në secilin gjeth trëndafili po e shkruaj nga një fjalë të lirisë
Nuk më mërzitin asënjeherë Ufot që bashkëjetojnë me lirinë e njerit nga ne.

Në një gjysmë gotë të krisur
Herë vjedhur t?i kam sytë Eva
Nepër ëndrra jetën e bëra ferr
Nëse takimi me ty betejat m?i bën fitore.

Korrik 2018 DESKU@

 

KROI I DASHURISË

(Kroi i Brainës)

Këtu vitet djaloshare vjedhnin buzëqeshjet e sybukurave

Për betejat e dashurisë shtyheshin kush i zë më parë ato takime

Vdekjet kurrë nuk kanë ekzistuar kaq shumë sikur sot

Me ujët e bekuar lante sytë edhe mbretëresha e jonë Ularica.

 

Sa herë kemi vrapue për ta ndalue kohën para shkatërrimit atomik

Kemi sharë ëndrrat e një mijë e një nëtëve të mëkatit të njeriut

Pafuqinë time për t?u ngritur në dashuri atdheu nuk e ndaluam ne

As kujtimet për faculetat ku shkruhej për dashurinë e vrarë.

 

Nuk kam takuar as parë kurrë dashuri të marrë

Nëse zemrat ruhen nën thellësitë titanikiane

Ku toka dridhet nga vullkanet e Etnas

Dhe rrëfehem para gjykatësve të Apokalipsit.

 

Kam me jetue tërë jetën më mëkatin tim të fjalës

Përse edhe unë piva në një gotë me jshtë toksorët

Ëndrrat prapë ndoshta rikthehen për t?i zënë betejat

Ndoshta dikur liria i ka  lënë në gjysmë pa asnjë fitore.

Korrrik 2018 DESKU@

 

GJUHA E GJARPËRINJVE

(Plisit që mbijetoi ferrin e demonëve)

Rikthejnë prapë në kohën time demonë e perandorë

Për të ma rrëmbye fjalën e lirë që shtrejtë e pagova

Në mua i mendojnë zjarrët që fiken para janarëve vrastarë

Rrugët pak sa janë ende me flakë lufte,nuk di a ia dalin.

 

Nuk i fajësoi pse gjejnë dritare të hapura të kopshtit të lirisë

Ca fytyra njerëzish kanë gjetur veten aty si demonët e tradhtisë

Hynë m?u në shpirtin e luftëtarëve të atdheut këta mjeranë

Ku grimcat e lirisë kanë nisur t?i bëjnë hi e pluhur.

 

Njëqind herë në ditë bëjnë lutje për vdekjen e atdheut

Në dhemb krokodilësh më mbajnë si në shpatën e Satanit

Ende nuk e di përse buzëqeshin si lakuriqët e natës

Nepër oda burrash mendojnë se askush nuk i njeh këta ,, Promethe’’.

 

A ka farë më të keqe se ky lloj i njerëzimit të ndyrë

Kur mikun e pret në besë dhe fjalët ia vranë sikur të ishte djall

Dhe kokat e shumëta ecin pas tyre si delet pas ugiçit prijëstar

Kjo e keqe i ka kthye njerëzit në gjarpërinj helmues e përfitues.

 

Çfarë është me e zeza nga të zezat e mjera të botës

Kanë vjedhur nga shqipet plisin që ferrët i mbijetuam

Kokat e demonëve po i stolisin me flamurin e kryqëzimit të shejtë

Zoti im më zgjo nëse koha ime është bërë ëndërr e vërtetë.

 

Pse nga oda e shqipeve nuk shikoni, a mbanë dikush plisin e atdheut

Njerit  nga ju mbi kokë i rri gjuha dhe fytyra e Anakondës njeri

Tjetri me ç?zë perandorësh rikthehet e çjerrët si mik shkuar miku

Kënga e tij më shumë i ngjanë armikut se sa një burr kreshniku.

 

Njeri nga ne duhet të vdes përpara se plisi im të shëmtohet

Nga ca koka të çelbura që pasardhësit e tyre nuk do lindin më njeri

Vendin e tyre e zënë Anakonda e llojët e fisit të tij gjarpërinj

Të përulëm plisi im me ty në zjarr nëse e mbaj emrin shqiptar.

26 Qershor 2018 DESKU@

 

Ç?GJUHË FLAS

Eci andej kah fryenin erërat e lirisë

Ndaloj ku gjuhën e kam bekim perëndish

Fjalosem me veten nëse fjala më humbë parasysh.

 

Ç?gjuhë më kanë lënë relikt zanat

Kur gjysh e stërgjysh luftonin perandoritë

Mua më lanë t?i përfundoj betejat me demonët.

 

Sa më fat jam që linda në kohën e Prometheut

Deri sa jetën e krijova në lirinë time të pa liri.

 

Jetoj i lirë vetëm atëherë kur flas gjuhën e shqipeve

Deri në ozon krijova dikur dashurinë për atdheun e vrarë.

 

Nuk më falët asnjëherë po mbeta fjala e pathënë

Të heshtë përballë ferrit që na krijohet çdo çast të jetës

Kur shoh fytyra e qeshura demonësh që prapë janë rikthye.

 

Djall u bëfsha nëse Lahutën e Fishtës e kam harrue

Në një mijë ëndrra flej edhe metropoleve evropiane

Në gjuhën time në secilën kohë kam me ligjërue.

 

GJUHA E MËKATIT

Vjen si skllave

dhe më robëron .

 

Në fatin tim të lirë

Më hyn mes thonjësh

kur groposi varrin e luftëtarit.

 

Për ta shpëtue atdheun

nga ferri i demonëve

U ngrita në çmendorinë

e panteonëve kryeneq.

 

O Zot ndalu pak në pafajësinë time

Ose më nxjerr nga fundi i Titanikut

Kur u hodha bashkë me ty

Për t?i puthë dashuritë e detit.

 

Dhe purgatorët tani më kanë pushtue ëndrrën.

 

Nuk di nëse gjuha e mëkatit tim është fjala

Për të cilën i bëra njëqind luftëra me shekujt.

 

Tani nuk kuptoi përse ma vranë të vërtetën

Pse shejtërisë sime askush më nuk i besoi .

 

Ah,sikur të isha vetë djalli

Do më kishin thurë hymne

lirie.

 

Po e kuptoi gjuhën e mëkatit tim

dhe të fjalës që vdiqa për të.

 

Fajin e kanë gjysh e stërgjysh

që na kanë fal e rritë me besën.

 

Miqësinë nuk e gjën çdo çast të jetës kur ti e do.

 

Është sikur Hëna kur të buzëqesh

dhe ikën nga furtunat e shiut.

23 Qershor 2018 AGIM DESKU

 

MËKATËT E FATIT

Nuk jemi në të njëjtën jetë duke e jetue

Nëse njeri nga ne nuk lind dhe vdes për fjalën.

 

As atëherë kur s?ke fuqi shpirti

Të përballosh ferrin e jetës.

 

Cilët nga mëkatet i mora në jetë

Gjatë udhëkryqeve të saj.

 

 Fjalën që vdiqa për të

Apo jetës që i qëndrova besnik

Ashtu si gjuhës se Zotit.

 

Të shumtë janë njerëzit që më falën mëkat

Në vend të fjalës me aromë trëndafilash.

 

Mbi fuqinë time që i desha më shumë se veten

Ngritën bunkerë regjimësh të nazizmit

Këta janë demonët që sot nuk zgjedhin mjete

Të arrijnë puthadorash mbi majet e Olimpit të mëkatit.

 

E di që fatin tim më duhet ta ndaj nën qiellin e njëjtë

Por toka kah shkelin këta bajlozë deti i vie rëndë

Dhe shtatë pashë poshtë dhe shtatë pash lartë

Ngrihet pluhuri i topuzit të Gjergj Elez Alisë.

22 Qershor 2018 DESKU@

 

ME PLISIN ECIN SHQIPET

Deri në frymën e fundit të jetës

Ecni shqipe me plisin mbi sy

Ballin ngritne deri në Ozon

Mbi fytyrën time pa tradhti.

 

Këtë plis sa herë ma shihni në kokë

Më besoni vetëm atëherë flas me shqipet

Betejat për jetë a vdekje e di ku i kam

Nuk kam frikë më nga asnjë demon.

 

As kur perandorët ma vranë e ma shanë plisin

Kurrë nuk e pranova të jem një palaço për fisin

Eca Purgatorit dhe përjetova mbi pesë shekuj ferri

Me jetën të peshova aq sa për ty vdekjen e përjetova.

 

Nëse besoni në plisin tim që vetëm shqipet e mbajnë

Sa hije u ka luftëtarëve kur nisën betejave të lirisë

Ikin pa u gdhirë në kujtim të shpatës se Gjergjit

Me mallin dhe lotin për të bukurën e detit dhe tokës.

 

Por këtë plis është mëkat ta bartin kokat që nuk e vrasin tradhtinë

Ato fytyra që jetën e jetojnë në njëmijë mënyra bastardiane

Dhe të puthi o plis nëse nuk të shoh kurrë të asnjë pis

Më mirë bëhu një lis ku të qajmë pse nuk të mbajmë orë e çast.

 

Tani dhe çdo ditë nuk di ku të mbajë më mirë se në emër

Mbështjellur me flamurin kuq e zi sa mirë më rrini në zemër

Shqipërinë nuk e mendoj ma pa plisin e Fishtës dhe gjuhën e Naimit

Në kullat tona secila natë është Nata e zjarrëve e plisit të bac Ademit.

20 Qershor 2018 AGIM DESKU

 

HERONJTË

Liria nuk erdhi sot

Edhe para Adamit dhe Eves

Ishim robër të dashurive.
 

Të vetmit janë gjyshërit e mij

Donzhuanët e lirisë

Që vranë dhe zhdukën ferrin.

 

Heronjtë e lirisë flejnë me tokën

Në zemër ju shkëlqen drita e Diellit.

 

Nuk ka vdekje që i mund

Heronjtë e lirisë

S?kanë errësirë as dhembje

Janë më të bukur se trëndafilat.

 

Në shpirtin tim falën liri

Ty të dhuruan ardhmëri.

 

Jetojnë me dritën e diellit

Nuk dinë për tradhtinë.

 

RIKTHIMI I TROJËS

 

Në një vend ndaluan orët e liga

Në pafajësinë time vritët jeta

Askush nuk shpëton nga vdekjet e çmendura

Kur udhëkryqt më moren peng lufte.

 

Shekujt m?i ndërruan vetëm padronët

Çdo njëqind vjet pësova varje

Rrugës Via Egnatia vizatohej kafka ime

Vetëm sytë më shpëtuan nga vërbimi.

 

Sa u mësova se si të ruhet Troja

Me këngët e atdheut jetova sot për nesër

Emrin vetëm pse e kisha pellazg

Më afruan Purgatorin e Dantës si shpërblim.

 

Dhe toka nuk  ikën se më takon mua

Në të njëjtën ditë lindëm bashkë me Adamin

Thuaj se vetëm ti je Eva dhe askush tjetër

Dashuritë donzhuane i harruam për betejën e Trojës.

 

Më thuaj kur do të çlirohemi nga ëndrrat perandorike

Lufta për tokën dhe pafajësitë titanikiane nuk përfundojnë kurrë

Askush nuk di të dashuroj po nuk mbetët hero lufte

Edhe njëherë do të qaj për betejat e rikthimit të Trojës sime.

 

NË ZHDUKJE

Çdo ditë

Dhe sa vite bëhën

Kohërat vdesin

A zhdukën.

 

Krejtë njëjtë

E shikojnë botën.

 

Promethetë rrallohen

Në vend të njerëzve

Lindin djajë.

 

VRASËSIT E PENGUT

Më kapën në udhëkryq kur ju fala diellit

Fjalën e dhënë ma mbushen dhembje

Me plagët e mija i kënduan jetës se krisur

Zëra të çmendur shetitin mbi ëndrrat që s?kthehen më.

 

Edhe atdhe dhe fe vranë e shanë

Vetëm të fitonin dashuritë e marra

Cili është ky vrasës i pengut të fjalës

Gjuha e Zotit nuk di për fytyrat e tradhtisë.                                                                   

 

Nuk vdes nga vrasja e djajëve dhe miqve të tyre

As nga ferri që demonët e shkruajnë në ditar

E di më shumë se asnjë tjetër jam unë në radhë

Si t?i falim o Zot këta hordhi fytyrash që ngjajnë në karpatianë. 

 

Fikni dritat e e ditës sa herë të luftoni djajtë

Në ëndrra nuk ju rri liria asnjë çast të jetës

E vërteta një ditë dhemb dhe shëmb fytyrat demoniane

Besoni këngës se Doruntinës kur jetoi me sy luftëtari.

 

Sot nuk dua ta shëmb Kalanë e tradhtisë

Lë të mbrëtëroi bota rreth fjalëve si zjarri yt

Vetëm unë t?i di këngët tua kur këndoni me zë korbash

Sa jetë hidhërake qenka kur të dyve na tretë bota e vdekur.i

 

QAJË

Qajë pak nga pak pse po mbetëm i huaj

Në tokën time ku zotnat fal më kanë pak atdhe

Gjethet e trëndafilave po treten çdo ditë e më shumë

Shoh se si fshehin aromën dhe buzëqeshjen edhe nga unë.

 

Më çuditin yjet kur si rrufeja zbritën një ditë në tokë

Sebashku me shiun krijuan kurora lulesh për liri

Sa më afër tokës më varfërohet fuqia e Prometheut

Qajë pse ështrat e luftëtarëve nuk u bënë relikti i atdheut.

 

E ndjej fajësinë pse nuk ëndrrova jetën si kalorës venedikian

Më mirë mbeta ta marr dorë për dore atdheun e lirë prekazian.

Të nisëm diku ku asnjë ferr më s?do ma prangos lirinë e tij

Kaq e shejtë është lidhja ime me tokën e gjyshërve të mij.

 

Nuk dua të qajë asnjëherë me lotët e dashurive që s?kanë fund

Të gjitha i ruaj në thellësitë titanikiane ku heshtja dhe vdekja janë një

Në një det që ka të ngjarë ende ruhen të bukurat more

Jeto pra nëse të jetohet pa atdhe dhe me dashurinë e vrarë të tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat