Rifillon gërmimi në Amfiteatrin Romak të Durrësit - Bota Sot
Rifillon gërmimi në Amfiteatrin Romak të Durrësit

Kultura

Rifillon gërmimi në Amfiteatrin Romak të Durrësit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:42

Ka rifilluar gërmimi në Amfiteatrin Romak të Durrësit që synon rilevim të strukturave të gjetura si dhe dokumentimin e konsolidimin e tyre.

Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës së bashku me drejtoreshën e Misionit Arkeologjik Italian, Sonia Antonelli, drejtoreshën e projektit për palën shqiptare, Elvana Metalla, dhe drejtorin e DRKK – Durrës, Patriot Beqaraj, ndoqën nga afër rinisjen e gërmimeve arkeologjike në amfiteatrin Romak të Durrësit.

Projekti synon rifillimin e gërmimeve arkeologjike në amfiteatër, rilevim të strukturave të gjetura si dhe dokumentimin dhe konsolidimin e tyre.

Pjesë e gërmimeve do të jenë edhe studentë shqiptarë dhe studentë italian nga Universiteti “G. D’Annunzio”, Chieti-Pescara.

Misioni Arkeologjik Italian ka nisur punën e tij në qytetin e Durrësit që prej vitit 2001, me qëllim realizimin e hartës së rrezikut arkeologjik, si dhe evidentimin e aktivitetit të gërmimit dhe projektimit të vlerësimit të monumenteve urbane, veçanërisht të amfiteatrit romak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera