Simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës sjellë edicionin e 9-të në Korçë - Bota Sot
Simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës sjellë edicionin e 9-të në Korçë

Kultura

Simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës sjellë edicionin e 9-të në Korçë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:43

Në Korçë nisi edicioni i 9-të i simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës. Pesë artistë të huaj dhe një shqiptar për 10 ditë do të realizojnë krijime artistike në parkun e qytetit.

Punimet e 6 artistëve nga vendet e ndryshme të botës do t’i shtohen Galerisë Natyrore të Skulpturave në park.

Kurator i këtij aktiviteti vazhdon Genti Tavanxhi, i cili përzgjedh artistët, ndërsa skulptori korçar Vladimir Topi ndjek ecurinë dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në promovimin e Korçës turistike. Ai u shpreh se ,”falë këtij projekti kemi këtë muzeum të hapur, këtë koleksion të veprave moderne të skulpturës së gurit që iu është shtuar Parkut Rinia si një gjetje e veçantë”.

Skulpturat e krijuara gjatë festivalit mbeten në Korçë duke krijuar një ansambël unik në Parkun Rinia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera