Grajçevci: Abuzohet me kostumet kombëtare, fajtorë institucionet kompetente brenda ministrisë!

Kultura

Grajçevci: Abuzohet me kostumet kombëtare, fajtorë institucionet kompetente brenda ministrisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 19:09
Besnik Grajçevci gjatë vallëzimit

Valltari më i mirë në Kosovë, Besnik Grajçevci, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, shpreh brengën për gjendjen që po kalon në përgjithësi kultura në shtetin tonë. Ai flet me theks të veçantë edhe për ‘Shotën’ dhe për sfidat që po kalon si valltarë, si dhe që është propozuar nga disa për të luajtur në film rolin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Në fakt, tregon edhe për jetën e tij dhe se si ndihet në skenë gjatë vallëzimit së bashku me bashkëshorten Amiren dhe motrën Zymrijen.

 “Bota sot”: Mendim profesional rreth kultivimit të trajtimit mirëfilltë të kulturës në Kosovë dhe kush është përgjegjës për këtë?

Besnik Grajçevci: Nga përvoja ime dhe njohurit rreth kulturës së shprehur përmes vallëzimit, këndimit dhe kostumografisë, përformancave dhe krijimtarive artistike dhe burimore, nga tereni që kam nën vëzhgime ndër vite, mund të them me përgjegjësi profesionale se shumë pak punohet me përgjegjësi dhe trajtohen kriteret e mirëfillta. Këto dukuri vërehen në gjithë regjionet e Kosovës si në Ansamble amatore si në grupe e shoqata të ndryshme të cilat në përgjithësi kanë qëllimin e materializimit, përfitimeve individuale duke shfrytëzuar këto rrugë të aktiviteteve, duke u thirr në kultivime se sa në zhvillimin dhe kultivimin e mirëfilltë. Psh: 1. Krijimtaritë keqpërdoren nga individ jo të thirrur profesionalisht por mbi bazën e dëshirës personale për me bë diçka hedhë krijimtari të modifikuara pa asnjë kriter origjinalitet apo përformancë dhe autorësi, vetëm për përfituar materialisht. 2. Abuzohet me kostumet kombëtare si për nga koloriti i ngjyrave, origjinaliteti i krahinave po ashtu edhe punimit të tyre jashtë kriterit të formës adekuate. Vetëm për të krijuar përfitime materiale pa asnjë kriter profesional.

3. Muzikat e krijimtarive të ndryshme modifikohen deri në atë masë sa që bastardohet muzika e pastër tradicionale e popullit në ngjyra e tinguj ndikime kulturave tjera jo të muzikës së pastër shqipe. 4. Festivalet e shumta në Kosove janë jashtë çdo përgjegjësie profesionale dhe me tepër kanë qëllime e interesat e një numri të caktuar individësh që të arrijnë për të përmbush ambiciet personale dhe përfitimeve materiale, ku edhe manipulohen me ansamblet, grupet, shoqëritë amatore përmes pazarllëqeve që bëhen nga juritë profesionale të thirrura. Pra keqpërdorët vullneti i amatorëve me vite të tëra përmes skemave të krijuara ku vlerësimet janë jashtë kritereve e përgjegjësisë profesionale e human të jurive që kanë arrit të bëjnë monopol në të gjitha festivalet e mundshme.

- Fajtorë për të gjitha këto parregullsi janë institucionet kompetente brenda MKRS-së sepse pikërisht nga ky institucion konkretisht komisionet përgjegjëse apo individ që ndajnë subvencione për festivalet, shoqata e kostumeve kombëtare etj. po japin hapësirë të shkatërrohet çdo gjë. Arsyeja është sepse nuk monitorohen gjatë realizimeve dhe përmbushjeve të qëllimeve të thirrura e të kritereve e vlerave të pastërta por edhe ndihmojnë për antivlerën për t’u zhvillu. Duke keqpërdorë edhe vete institucionin dhe manipulohen konfliktet e interesave.  MKRS që jep subvencionet nga buxheti i Kosovës apo donacione të ndryshme ajo është e obliguar t’i monitoroj e jo ti keqpërdorë!!! Ku themi keqpërdorim Autoritet e institucioneve të MKRS që përzgjedhin përfituesit e subvencioneve po të njëjtit edhe përfitojnë honorarë, mjete materiale duke qenë pjesë aktive po e këtyre përfituesve (si drejtues, organizator, kordinator apo edhe anëtarë jurie). Pra fajtor për mu është MKRS sepse nuk ka një komision profesional që bënë monitorimin e gjitha zhvillimeve kulturore dhe te gjitha qe si plotësojnë kriteret me urgjencë, të ndalohet veprimtaria si për veshjet si për vallet si për muzikën e të gjitha komponetet tjera.

“Bota sot”: Si mendoni se ruhet kultura e trashëgimia jonë tek brezat e ri?

Besnik Grajçevci: Për t’u lidhë në përgjigjen e pyetjes dhe duke marr parasysh lëshimet e pikës së 1, unë mendoj se rruga më e mirë për me ruajt me dinjitet kulturën tonë dhe për të arrit që të bëjmë të dashur tek brezat e ri që me krenari ta kultivojmë, duke njohur mirë identitetin personal, duhemi që të ndërmarrim hapa institucional përmes një memorandum së bashku në mes MKRS dhe MASHT që ta parashihet me kurikul që në shkollën fillore nga klasa 1 deri 4 të futet lënda mësimore (për Vallen, melodinë dhe kostumet kombëtare). Ky hap është garantues që tradita dhe kultura jonë të futet në shpirtin e secilit qytetar dhe do të garantoj edhe adhuruesit apo kontribuuesit edhe si publik e adhurues i institucioneve si Akkv "Shota" , baleti e filarmonia e teatri, sepse krijohet tradita si pjesë shpirtërore e jetës së tyre, e nevojshme.

 “Bota sot”: Ju si artist, komunitet me i lart i kulturës së Republikës së Kosovës, sa jeni te trajtuar nga shteti me krijimin e kushteve sociale - pagave?

Besnik Grajçevci: Është e rëndësishme që institucionet përkatëse kanë filluar të thirrin ndërgjegjes dhe përgjegjësisë shtetërore institucional së Komuniteti Artistik duhet trajtuar veçantë dhe deri në nivelin e dinjitetshme. Pagat aktuale janë të papranueshme por po duam te besojmë në marrëveshjen e arritur me ministrin e MKRS z. Kujtim Gashi se rritja e pagës të bëhet për 50% dhe që nga janari i 2018 që ka qenë e parapamë të filloj rritja, të merret retroaktivja për gjithë muajt e mbetur. Realizimi i kësaj marrëveshje është shumë pozitive sepse tregon vullnetin institucional ndaj besimit në komunitetin e vetë dhe nismë e mirë si fazë e parë e plotësimit të shqetësimeve tona. Ne si komunitet kemi kërkuar dhe bashkë me ministrin z. Kujtim Gashi që është zotu në bashkëpunim dhe realizim zgjedhjes së çështjes së Statusit të Përformuesve dhe Krijuesve të Kulturës dhe Punonjësve të Trashëgimisë Kulturore duke nxjerr aktin e parë normativ LIGJIN në parlamentin e Kosovës. Për këtë edhe u thirr të filloj punën grupi punues i MKRS dhe përfaqësuesve sindikal dhe institucioneve dhe njerëzve profesional të fushave përkatëse që të bëhet një Draft Ligj në mënyrë sa më profesionale, ligj i cili rregullon gjitha problematikat e komuniteti artistik nën ombrellën e MKRS-së, si për pagat si për pensionet e benificuara si për koeficientet si për gradimet etj.

“Bota sot”: Figura juaj është përfolur se ka ngjashmëri me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe mund të luan rolin e Komandantit, a mendoni se jeni i gatshëm nëse iu besohet ky rol?  

Besnik Grajçevci:  Kjo pyetje përmban një përgjigje me barrë të madhe! Si thatë edhe ju në kohët kur u aktualizua çështja e mundshme e filmit për Komandant Adem Jasharin nga përgjegjësit profesional në media e rrjete sociale po ashtu u përfolen emra të ndryshëm nga individ, njohës dhe adhurues filmi dhe ithtar të figurës emblematike Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ndër shumë emra tjerë, që për mua janë të respektuar dhe vlerësuar është dhënë edhe ideja dhe propozim imazhi im se mund të jem njeri që mund të luaj këtë rol. Unë them se ky rol ka peshë të madhe kombëtare dhe cilido që do e gëzon këtë të drejt do ketë shumë të rëndë emocionalisht, moralisht e kombëtarisht. Unë do të isha krenar që të realizoj një rol të rëndësishëm dhe krejt çka mund të them nga ky pozicion që jam tani pa përgjegjësi të rolit, them se barrën, emocionin dhe vlerën e kam ende të gjallë në brendësin e shpirtit tim te freskët emocionalisht sepse i përkas të njëjtës periudhë kohore të cilën e kam shiju dhe përjetuar vetë si pjesë e kësaj lufte. I takoj kësaj periudhe kohore dhe s’ bëhet fjalë për një periudhë 500 -vjeçare të lasht e që do të duhet të punoj shumë për të arrit të futem në brendësin e rolit. Me krenari do mbaja mbi supe barrën e rolit të komandantit tim të Luftës së shenjt të UÇK-së, Adem Jashari. Kjo varet nga përgjegjësit, producentët dhe njohësit e kësaj fushe profesionale. Respektoj dhe falënderoj gjithë që më kanë përmend dhe besuar në imazhin tim për këtë rol.

“Bota sot”: Sa jeni prezent në arenat ndërkombëtare dhe sa kanë rëndësinë e vetë në diplomacinë kulturore?

Besnik Grajçevci: Po nga pozita ime e punës në institucionin më të lart të kulturës Akkv "SHOTA" unë jam mjaft prezent në arenat jashtë vendit në festivale ndërkombëtare dhe rëndësia është shumë e madhe sepse ne jemi pasqyra më e mirë e paraqitjes së IDENTITETIT të popullit tim dhe shtetit të Ri, Kosovës karshi kombësive tjera. Për këtë unë të them me përgjegjësi se mjaft kemi lobuar dhe ende lobojmë si diplomaci kulturore e Republikës së Kosovës, andaj vlen të theksoj se që nga viti 2012 ne edhe zyrtarisht jemi anëtarësuar si Kosovë në FIDAF of Word (Federata Internacionale e Dancit dhe Festivaleve) me seli në Korenë Jugore. Ku falë lobimit dhe përkrahjeve të miqve tanë ndërkombëtar që i kemi kriju përmes pjesëmarrjeve tona jashtë vendit edhe kemi marr licencimin si FIDAF of Kosova, ku përfaqësuese zyrtare është znj. Zymrie Grajçevci- Shyti që zyrtarisht edhe Artiste Akkv" Shota" dhe Drejtoresh e QKRS "Brez pas Brezi", Komuna e Prishtinës. Pra me përgjegjësi të plotë themi se Diplomacia më e suksesshëm me jashtë është Kultura dhe Sporti. 

Image

 “Bota sot”: Motër (Zymrija) e vëlla (Besniku), po ashtu edhe bashkëshortja (Amirja) shumë herë protagonistë në vallet me peshë, kjo iu bën krenarë apo shton edhe më shumë presionin?

Besnik Grajçevci:  Krenar në shume aspekte me Shotën sepse ky profesion na ka bashku dhe ende na mban të bashkuar, sepse që të tre anëtarët nga e njëjta shtëpi mundohemi dhe ia dalim të japim nga vetja vlerat artistike, t’i kthejmë të mirën këtij institucioni sikurse ai na dhuroj bashkimin tonë dhe sot jemi borxhlinj të këtij profesioni, dhe secili nga ne veç e veç kemi dimensione të ndryshëm artistik e profesional përmes së cilave pasurojmë vlerën e përgjithshme në institucionin Shota. Unë Besniku në përformancën prej kërcimtari si solist i parë, Zymria (motra) me përformacë si valltare - solistja e parë dhe një menaxhere e vizionare e madhe si dhe Amira (gruaja) kërcimtare këndim dhe moderatore pran Akkv "SHOTA". Kjo është ana pozitive që paralelisht ka edhe anën negative sepse shumë sfida, telashe, punë, zhvillime, planifikime nga vet institucioni, shumë herë jemi në situata të padëshirueshëm si pjesëtar të një familje vëlla- motër, burrë-grua dhe dikush nga ne tre duhet të sakrifikohet pavarësisht vlerave artistike që kemi që të tre. Sidomos përgjegjësia shumë e madhe sepse duhet sakrifikuar edhe jetën tonë private kur dy prind janë njëkohësisht në një institucion, që kemi udhëtime, përfaqësime jashtë vendi dhe fëmijët tanë është dashur ti ikim me ditë të tëra. Pra shumë sfidë e vështirësi ka, por me dëshirë për profesionin dhe vullnet të mirë pozitiv ja kemi dal deri këtu fal ndihmës dhe përkrahjes së prindërve tanë në ndihmës. 

Image

“Bota sot”:  Përgatitjet tuaja shkollore në aspektin profesional?

Besnik Grajçevci: Ne aspektin e përgatitjes shkollore ndoshta asnjëherë me parë s’kemi deklaruar ndonjë intervistë, se s’kemi pas këtë pyetje të bërë nga gazetarët apo moderatorët televiziv, pra mendoj se do të jetë një informatë e re për opinionin. Shkollën fillore kam mbaru në fshatin Hade Komuna e Obiliqiz "Fazli Grajçevci", shkollën e mesme 4-vjeçare në Gjimnazin "Sami Frashëri", drejtimi matematikor-shkencor vitin 1995/1996 të mbaruar. Dy vite kam humb duke u përpjek të regjistrohem në Fakultetin e Artit (Pikturë) që fati nuk ishte në anën time. Studime nivelit Bachelor 4- vjeçar i mbarova në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit Universiteti i Prishtinës. Dhe tani për derisa bëjmë këtë intervistë jam me studime në Universitetin e Arteve Tirana - Fakulteti i Arteve skenike - Drejtimi Koreografi e Mësuesi (Niveli MASTER) dyvjeçar. Tani vetëm jam në përgatitjen e punimit të Diplomës, ku besoj që do të dhurojmë spektatorit ndonjë shfaqje solide me aktin e Diplomimit, për këtë mbetet koha dëshmitare.

“Bota sot”:  Cili është projekti konkret i juaj për vitin 2018?

Besnik Grajçevci:  Them të drejtën unë, gjatë 2018 kam kaluar në disa projekte qoftë si pjesëmarrës në një projekt institucional të Shotës, Projekte në Qendrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit "Brez pas Brezi" Prishtinë, ku jam menaxher dhe pedagog vallëzimi po ashtu pjesë e projekteve të AKV "Dëshmorët e Kombit" në Kastriot, që kemi realizuar shumë punë profesionale dhe pjesëmarrës festivale ku kemi arritur edhe çmime e suksese te ndryshme. Në këtë institucion kam përgjegjësin e Pedagogut te vallëzimi dhe Koreopetitorit që kujdesemi për krijimin e standardeve profesionale në analet amatore dhe ruajtjen e reportuareve të pasura të valleve koreografike. Për të veçuar nga gjitha projektet, dua ta theksoj  SEMINAR  E VALLES SHQIPE "Të mësojmë dhe vallëzojmë vallen shqipe me ndërkombëtar" - 2018, i dyti (2nd) me radhë. 2016 kam realizuar seminarin e parë, kam pas rreth 20 ndërkombëtar njohës dhe dashamirë të valles shqipe nga gjithë bota, kurse këtë vit në muajin shtator do të kam të ftuar në Kosovë rreth 45 pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të mësojmë vallet shqipe po ashtu do të realizojmë një Program Artistik së bashku me këta dhe artist nga Kosova në sheshin “Zahir Pajaziti” me moton "Të vallëzojmë shqip për paqen e gjithë popujve të botës".  Ky projekt për mua është i veçantë nga tjerët sepse vullneti dhe dëshira e popullit amerikan për vallen shqipe më ka bërë të ndihem i veçantë si shqiptar. Në këtë projekt jam udhëheqës dhe pedagog ku do të kam bashkëpunëtor disa nga artistët e Republikës së Kosovës. Për detaje me kohë do të shpallim për audiencën. 

Image

“Bota sot”: Çfarë është përgjegjësia e performuesit valltar dhe sa ka rëndësi kjo në krijimtari, pasi që njihesh si kërcimtar shumë profesional në paraqitje?

Besnik Grajçevci: Përformuesi apo kërcimtari profesional është çelësi i një koreografi apo koreografie sepse asnjë koreograf sado i mirë të jetë në idetë dhe fabulat e tij dhe kompenentat koreografike te jenë si struktura të mira, nëse kërcimtari nuk është i përgatitur profesionalisht në mënyrë artistike dhe fizikisht i përgatitur që detyra dhe roli që kërkohet nga autori të merret, të trajtohet, të adoptohet dhe përformohet deri në atë pikë që kërkon autori. Pra një komponent e suksesshëm është kur lidhurazi funksionon puna mes koreografit dhe kërcimtarit, andaj quhet edhe valltari "Bashkautor i një koreografie apo shfaqje", për ta ilustruar popullorqe (furrtari duet të jetë zanatli i mirë që të dijë të përgatis brumin dhe brumi të realizoj bukën e mirë", pra kërcimtari çelësi i suksesit të një koreografie apo shfaqjeje për të arrit që të ketë shpirt dhe mesazhi të bartet deri te spektatori 100% me sukses. 

Image

“Bota sot”: Jashtë “Shotës” për punë dhe angazhimin profesional, si e bëni?

Besnik Grajçevci:  Vetë fjala punën profesionale tregon që çdo drejtim hap a rrugë që i ngarkoj vetes ka të bëjë rreth valles dhe vallëzimi po ashtu edhe si menaxhues/organizator i shumë projekteve të ndryshme. Si menaxhues/organizator kryej funksionin përmes QKRS "Brez pas Brezi" Prishtinë, ku Drejtoresh është Zymrie Grajçevci-Shyti në këtë Qendër kulture dhe veprojmë nga 2012 me vetëfinancim, pa përkrahjen e askujt dhe nën ombrellën tonë kemi aktivitet kulturës, vallëzim popullor, modern, kurse rekreative për të moshuar mbi moshën 50-vjeçe, aktivitete sportive, sporte arteve marciale etj. dhe në këtë qendër qarkulloj rreth 500 fëmijë të gjenerata të ndryshëm dhe student e nxënës të ndryshëm. Pra si menaxher së bashku me motrën Zymrien kemi rrjetizimin kombëtar dhe ndërkombëtar të aktiviteteve kulturore dhe sportive që organizojmë manifestime si brenda po ashtu edhe pjesëmarrje jashtë vendi sidomos për Diasporën tonë që kemi jashtë. Kurse pune e profesionale rreth valles dhe vallëzimit e realizon përmes detyrës së Pedagogut të vallëzimit si në qendër në fjale po ashtu edhe në kanale tjera amatore nga gjitha po veçoj Akv "Dëshmorët e Kombit" në Komunën Kastriot, Ansambli Artistik "Tradita" Ana Malit Ulqin, Mak Der Bursa/Turqi. Punën time profesionale si pedagog dhe koreopetitor e zhvilloj nga viti 2012. Unë mendoj se kënaqësi e veçantë është kur arrin të mësosh nga një dorë profesionisti si kërcimtar, këtë e them nga përvoja ime 25-vjeçare, andaj për këtë arsye kam filluar që përvojën time profesionale prej kërcimtari të transmetoj tek gjeneratat e reja si pedagog dhe te arrijmë të zbulojmë talent të rinj dhe te mishërojmë rinin tonë me traditën dhe identitetin e tyre kombëtar përmes kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat