U mbajt Akademia kushtuar dom Anton Kçirës nga Shoqata Trojet e Arbrit

Kultura

U mbajt Akademia kushtuar dom Anton Kçirës nga Shoqata Trojet e Arbrit

Nga: Leonora Laçi Më: 2 gusht 2018 Në ora: 08:35
Akademia kushtuar dom Anton Kçirës nga Shoqata Trojet e Arbrit

Në Sallen e Konferencave në Hotel Metropol-Gjakovë u mbajt akademia kushtuar dom Anton Kçira si dhe u promovua libri i dytë që i është kushtuar atij, organizatore ishte Shoqata I.Gj. Trojet e Arbrit, dhe ishte i treti organizim brenda pak ditesh që kjo shoqatë zhvilloi, pas Prizrenit dhe Lezhës i erdh radha Gjakovës.

Gjakoven po e vizitoja për herë të parë, është vendlindja e dom Anton Kçirës, vendi i heronjve real dhe atyre jo real. Pashë pak nga të gjitha; pak Shkodër, pak Prizren etj. 

Tema bosht ishte- “Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptareve ne SHBA”. 

Shoqata Trojet e Arbrit nen kryesine e Mrsc. Nue Oroshit dhe keshillit organizator, pa harruar dhe bashkthemeluesit prof.dr. Muhamet Shatri, e veprimtarin, sekretarin e Lidhjes se III Shqiptare te Prizrenit,kontribuesin, studiuesin Tome Mrijaj i ardhur nga ShBA.

Sesioni filloi me himnin kombëtar e u ndoq nga poema e Kapedan Markut e Ernest Koliqi, fjalen e hapjes e mbajti prof.dr. Muhamet Shatri, ku përshendeti mysafirët e  studiuesit si dhe z. Tomë Jakun nga ShBA, u ndal tek rendësia e ketij sesioni dhe bëri nje apel të hapur, citoj-“ Guxoj të them ketu perpara jush të nderuar pjesëmarres, se ato që mohojnë këto figura madhore kombetare e njerëzore, me vlera që rrezatojnë në mbarë boten, e kanë humbur rrugen e shqiptarisë. Ne duhet ta kemi të qartë se pa terësinë e të gjitha feve te popullit tonë, do të zhbehet edhe shqiptaria. Prandaj, duhet të luftojmë me ngulm që fara e keqe, sidomos ajo e perskajshmërisë islamike, të mos mbijë dhe të mos leshoj rrenjë në trojet etnike”.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre perfaqësues të  klerit katolik si; Mons. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkvi i Tivarit, mons. Zef Gashi, ipeshkv në pension, mons. Hilë Kabashi, ka qenë administrator i kishës katolik në Shqipërinë e Jugut, aktualisht në pension në Gjakovë, dom Nikë Ukgjini - studiues, famullitar i kishës së dom Ndre Mjeda, Kukel- Bushat, Shkoder etj. Patëm nderin të kishim dhe ish- ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Islam Lauka ku tha mes te tjerave:-“ Më vjen mire që i bëhet sesion dom Anton Kçirës në të gjallë të tij, ne kemi nevojë për orientues si dom Antoni, pasi sesione i janë bërë vetëm figurave madhore si: Nane Terezes, Ismail Kadares etj. Dhe kjo tregon rendësin e madhe të tij. 

Ndërsa mons. Hilë Kabashi vuri theksin se:-“ Harresa është nje armik i madh dhe këto takime janë për tu mos harruar personi dhe vepra e tij”. 

Ndërsa pader Nue Kajtazi famullitar i kishës së Gjakovës, tha:- Mirë se keni ardh në Gjakovë, Gjakova flet shqip dhe do te flas gjithmonë shqip, ndryshe nga qytete të tjera që po përzijnë gjuhë tjera, psh;Prizreni. Dom Antonin e njoh, ai është një figurë që duhet hulumtuar e ne shqiptarët kemi të mirat dhe të këqijat tona, brenda natës të shpallim shenjt, e brenda natës të shpallim djall, brenda natës të shpallim hero, e brenda natës të shpallim armik. Shqiptaret sot nuk ia dinë vlerën dom Antonit, por në të ardhmen kanë me qenë krenar për te”.   

Keto ishin pak nga fjalet e mbajtura të mysafirëve. 

Pastaj filloi pjesa shkencore ku pati rreth 20 kumtesa nga studiues të ndryshëm nga mbarë trojet etnike dhe diaspora si; dr. Besim Morina, Eugjen Merlika,Tome Mrijaj, Pjeter Nikolla, dr. Riza Sadiku, dom Albert Jaku, Fatmir Minguli, Franc Llesh Grishaj, Leonora Laçi, Pal Canaj, Anton Antoni, Mhill Velaj, Mikel Gojani, Klajd Kapinova, Arben Çokaj, Krist Gjinaj, Lekë Mrijaj, Gjon Fran Ivezaj, Nue Oroshi, dr.Sali Haxhiu etj. 

Referimet e mbajtura sollen mjaft të reja për veprimtarinë e dom Antonit në Kosovë por dhe diaspor, disa nga kumtesat ishin përshypje nga librat ; “ Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit te meshtarise” me autor Tomë Mrijaj& Klajd Kapinova dhe “Dom Anton Kçira sherbestar i Zotit e i Atdheut” po nga keto dy autor. 

Dom Antoni ndërtoi jo vetëm një vend kulti në Detroit( ShBA), por Shqipërinë në miniaturë duke i ndihmuar shqiptarët të mos humbnin traditat e zakonet e tyre për t’ja përcjellë ato dhe fëmijëve. Kisha e Shën Palit u bë model për nga rregullat strikte jo vetëm për të respektuar rregullat kishtare por dhe shtëpinë e Zotit, Dom Antoni minimizoi hakmarrjen dhe ktheu besimtarët shqiptarë në kishë. Ai krijoi ura lidhese dhe nxiti bashkejetesen fetate ku bashkëpunoi pa dallim me klerin mysliman në dobi të çështjeve të përbashkëta. Dom Anton Kçira nuk u kursye për shqiptarët e diasporës, dhe  akademia pati këtë synim;nderimin e aktivitetit te tij, ndonëse nuk e bëri për të marrë vlerësime por e ndjeu si detyrë kombëtare.

Arrijmë në përfundim se Kisha e Shen Palit në Detroit u mishirua me emrin e Dom Antonit dhe ishin të pandashem në rrugetimin e tyre, Dom Anton Kçira- Kisha Shen Palit. 

Ajo qe duhet theksuar nga ky sesion është se popullit që ai i ka sherbyer e ka shpallur Ambasador i komunitetit në SHBA, dhe ai nuk ka nevoje per dekorata nga institucionet shteterore te Shqiperise e Kosoves pasi de facto ai i ka fituar dekoratat, ka fituar zemrat, simpatine dhe respektin e atyre qe i ka udhehequr ne rrugetimin shpirteror.

Sikurse institucionet fetare shqiptare të kishin nga një Dom Anton, me mire do t’i kishin punet. Dom Antoni në Gjakovë njohu komunizmin sllav, e në Detroit atë sllav dhe shqiptar. Kur punon fort dhe armiqt e dashakeqasit janë të shumtë, por në fund askush nuk mund ta mohojë kontributin e Dom Antonit ne komunitetin shqiptar ne SHBA por dhe mbeshtetjen e pakursyer te tij ndaj çeshtjeve te ndjeshme e problemeve të Shqipërise dhe Kosovës. 

Ai e la vepren, detyra jone eshte ta evidentojme dhe t’i japim meritat qe i ka.

Ky sesion i treti shkencor u përmbyll me sukses ashtu si dhe të tjerat para tij me fjalen e mbylljes nga prof. Riza Sadiku- studiues i mërgatës shqiptare të SHBA, ku nder te tjera tha:-“ të tilla sesione shkencore për personalitete të dalluar kombëtar, duhet të organizohen edhe ne te ardhmen sepse opinioni i gjere shqiptar nuk eshte sa duhet i informuar me veprimtarine e tyre kombetare, të cilët terë jetën ia kushtuan afirmimit dhe ndërkombtarizimit të çështjes mbarëkombetare, në veçanti të Kosoves, siç është rasti edhe me figuren emblematike dhe personalitetin e dom Anton Kçirës, personalitete te tilla te anatemuara dhe margjinalizuara nga sistemet komuniste ka shumë populli shqiptar, nxjerrja në dritë e veprimtarisë kombetare të personaliteteve të mirefillta te kombit shqiptar, jo vetem qe eshte obligim moral dhe njerezor por me veprimtarë të tillë të devotshëm pasurojnë dhe historinë e popullit shqiptar”. Profesor Riza vazhdoi fjalen më tej-“ Falenderoj Kryetarin  e palodhur te Shoqates Trojet e Arbrit magjister Nue Oroshin, sekretaren e shoqates zonjushen Leonora Laçi dhe ne veçanti perfaqesuesin dhe koordinatorin e mergatës shqiptare nga ShBA  z. Tome Mrijaj, i cili për 15 vite e mbanë timonin e organizimit dhe financimit të sesioneve te tilla shkencore - përmbyll fjalën prof. dr Riza Sadiku.

Dom Antoni ishte i pranishem dhe pershendeti klerikët katolik dhe organizatoret e sesionit shkencor, duke i falenderuar përzemersisht, ku iu dha dhurate simbolike Gjergj Kastrioti, në emer të Shoqatës  nga kryetari  Nue Oroshi.

Kështu edhe ketij sesioni i erdh fundi për t’ i lenë radhen botimit të kumtesave, diskutimeve për sesionet e ardhshme dhe projekteve ambicioze.

Autorja është Sekretare e Përgjithshme e Shoqates Trojet e Arbrit, studiuese

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat