Krijimtaritë më e lëvruara e letërsisë shqiptare, është edhe poezia

Kultura

Krijimtaritë më e lëvruara e letërsisë shqiptare, është edhe poezia

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:09
Zyba Hysa

Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor. shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje, vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë  jetës. Kjo energji e poetes sonë të mirënjohur Zyba Hyses nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë.

Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta të Zybes si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër. brez pas brezi. nga kokat më të ndritura të kombit e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij. Autorja e  poezive të shkruara  qëndron fuqishëm sot për të shprehur mirënjohje dhe falënderime të sinqerta qindra dhe mijëra lexuesit e mi në mbartë botën shqiptare dhe diasporë, për respektin që kanë treguar ndaj krijimtarisë  sime, gjë që shkoj në fjalët e sinqerta, në mijëra kartolina e tufa lule dhe përshëndetjeve tjera. Për lexuesit e “Botes sot” po u prezantojmë një nder poezitë e fundit të shkruar dhe publikuar për opinion lexues  me titullin “I mbyturi, të mbyt!  

Zyba Hysa

I mbyturi, të mbyt!

Nëse kërkon,
Pas kaq vitesh të ikësh,
Ik!
Tashmë ke mbetur më shumë,
Sesa ditën qe erdhe!
Disa porosi mbaj mend nga unë,
Për sot e gjithë mot!
Kurrë mos trokit,
Aty ku është ftohtë!
Shpellave rriten stalaktitet,
E pse shpellat diellin fajësojnë,
Ajo janë strehë për lakuriqët,
Qe errësirën e shpellave dashurojnë!

Kurrë mos trokit,
Në një shtëpi pa oxhak,
Se kurrë në to s’ka pasur vatër,
Aq më shumë të besojmë,
Në ka thëngjij nën hi,
Qe presin t’i shpurrisë një dorë…!

Kurrë mos u hidh në lumë,
Pa matur vanë më parë me sy,
Aq më shumë në ujë të turbulluar,
Nëse të ndjell një zë i mekët,
Të shkosh për ta shpëtuar;
Është zëri i djallit,
Ndaj të lutëm cili sytë;
I mbyturi të mbyt!

T’i them këto,
Jo se jam më e mençur,
Por ndruhem gabimeve tua,
Çdo plagë e jotja,
Dhimbje s’shkakton mua!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat