Si një meteor

Kultura

Si një meteor

Nga: Izet ABDYLI Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:12
Ibrahim Rugova

Buzëqeshja e jote po i vret çdo ditë

Ata që si lakej turreshin dikur

E tash si të mjerë përkulen te varri

Ndërgjegje e vrarë u rëndon si gur

 

Ti me krenari lartësohesh në qiell

Këta me duar të zgjatura kërkojnë mëshirë

Ti me zemër të madhe sikur lutesh

Fali  o Zot se çfarë bëjnë nuk dinë

 

Dhe vjen një ditë kur bëhen bilancet

E mira e keqja ndahen mënjanë

Dikush do të dali me faqe të bardhë

E dikujt as lumi të zezat s’ ja lanë

 

E ti i buzëqeshur na shfaqesh në shesh

Përball Skënderbeut dukesh madhështor

Për të gjithë ata që humbin rrugën në terr

Ti ua ndrinë rrugën si një meteor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat