Vullnetarët e TOKA-s ndërtojnë rafte librash për shkollën “Iliria”

Kultura

Vullnetarët e TOKA-s ndërtojnë rafte librash për shkollën “Iliria”

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:16
Ky projekt është i dyti me radhë që të rinjtë pjesëmarrës e kanë realizuar në bashkëpunim me organizatën “TOKA”

Rreth 40 kampistë të rinj të TOKA-s , të cilët ishin pjesë e kampit “Super-Vullnetarët” kanë ndërtuar rafte librash për shkollën fillore “Liria” në fshatin Strofc të Vushtrrisë. Ky projekt është realizuar në kuadër të kampanjës “Ndryshoni shkolla”.

“Ideja për dollapet ishte e mësimdhënëses Donika Selaci, ndërsa u realizua nga 40 kampistët e TOKA’s nga e gjithë Kosova gjatë sesioneve të vullnetarizmit edukativ në kampin e “Super-Vullnetarëve”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ky projekt është i dyti me radhë që të rinjtë pjesëmarrës e kanë realizuar në bashkëpunim me organizatën “TOKA” në kuadër të kampanjës “Ndryshoni shkolla”. Para kësaj, pjesëmarrësit e kampit “Rajonal” kishin ndërtuar një kënd librash për shkollën “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll të Komunës së Prishtinës.

“Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit, ata zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, planifikimit dhe bashkëpunimit, krejt kjo duke kontribuar për shoqëri”, thuhet më tej në njoftimin e TOKA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat