Në kryqin e dilemës

Kultura

Në kryqin e dilemës

Nga: Bajram Sefaj Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Moti e ruaj dhe e bluaj këtë rubrikë.

E ruaj në mend. Në kujtesë...

E bluaj në zemër, me shpirt...

E pse, andaj nuk e qes në letë, në shesh, në mejdan. Pse andaj nuk e  nxjerr treg. Pse njëmend nuk ia fal tregut publik, kur i mjeri ai për vete, sidomos, kohëve (viteve!) të fundit gëlltittë çdo gjë që i ofrohet. Bluan edhe asi mielli (bajat) nga i cili nuk mund të gatuhet asnjë lloj gjelle, se më e shijshme, hiç se hiç

Kur shqetësimi tundues me pushtoj të tërin, mikut i qava hall: do të nis një varg shënimesh të vockëla me titull të përbaskët - “Mysafir në qytetin tim”, - thashë!

E kotë! – ma ktheu ai, pa hezitim, duke me pyetur: pse i çasesh një pune të tillë?

Se me ka marrë malli, për ty, për qytetin tim, për çdo skutë, gurë e dru të tij..., ia kthej!

Lexo libra të mirë, dil shetit, merr ajër të pastër, pusho, kënaqu... – me thotë miku dhe më vë para pyetjeve që s`jam i zoti t`u japë përgjigje: pse të shkruash (vuash)? Ku do t`i botosh, (cila është gazeta jone sot)? Kush do t`i lexojë shkrimet tua, apo: kush do t`i ledhatojë plagët tua?

Jo nuk mundem, ne të shetis, sa të kënaqëm, shpirti im dergjet në mundime. Ato si duket i kam shtrojë e mbulojë. Nuk mund të jetoj pa një lëngatë: Ndryshe, tamam si Riçrd Vagneri kur thotë: “Mos mendoni se e kam të lehtë të kompozoj. Kur vë gishtin mbi tastier, unë qaj nga zori!”. Edhe unë, sa herë që mbi faqën e bardhë të fletës nis (udhën e shkronjave) veçsa nuk qaj nga zori! Por, ja se ai zor i idhët i shkrimit (krijimit) shndërrhet në zog të bardhë e krahëlehtë gëzimi me shfaqjen e teksti në faqet e bardha të shtypit. A nuk është kjo një mrekulli, mik? Pas një lindjeje të vështirë, një gëzim i madh? A nuk është kjo “sëmundje” e përbashkët për gjithë togun e të kafshuarëve nga magjia e hidur e shkrimit dhe dëlir i lumturisë se botimit?! Të komunikimit me botën e madhe që të rrethon? Me thuaj! Prandaj dua të shkruaj një varg tekstsh me këtë mbititull, a titull të përbashkët: Mysafir, në qytetin tim! Nga se me ka marrë malli, fort me ka marrë malli për Prishtinën time, për baltën dhe pluhurin e saj. E nis këtë punë jo nga komoditeti e kënaqësia e Frederik Shopenit kur thotë: “më jep një brengë, të japë një kryevepër!”.

Ai deklaroi kështu kur miqët i bënë vërejtje, krye një viti solloratjeje të tij poshtë e përpjetë Parisit, pa e sënuar në letër madje asnjë pentagram të një vepre të re muzikore.

Jo, si Shopeni, unë brëngën e kam të përditshme, të (për)gjithmonëshme, të pashmangëshme, ndërkaq, (krye)veprat-askund!

Dua të shkruaj, dua të ngre skica e shënime të shkurtëra për qytetin tim nga se me djeg malli, kur sa më larg që jam nga ai, aq e më thelë e ruaj atë (me gjelozi) në gji. Kur atje larg (ku jam nganjëherë lexoj për shfaqjet (para)premiera në Teatrin Kombëtar, për shfaqjen e këtij apo atij filmi në sallën e kinemasë ABC, për ekspozitat e shumta në Galeri, për përurimet e librit, gjithandej, për koncerte e spektakle, për javë filmi e teatri, për sheshin e librit me regjistrin e librave më të (dashur) lexuar, mbi tubimet e ngjarjet e tjera të hershme në Sheshin e Trimit, që Mitingun e poezisë, për...

Ja, ky në fakt është edhe paralajmërim i shtegut (itinerarit, në fjalëkryq të ecjes me shënimet e mia: “Mysafir, në qytetin tim”, që pelcasin në përflakje dëshire të këpusin prangat e kryqit të dymendësisë (dilemës) e të zbërthejnë në hapësirë të lirë. Dhe, dilema që më përcjell: të shkruaj, pra apo të mos shkruaj? Dhe, dilema që më përcjell: do të lexosh, ti lexues i ndëruari im, këto shkrime, apo s`do të lexosh?!

Diçitura:

Panorama e Prishtinës përfshirë në një vështrim nostalgjik

Mysafir, në qytetin tim (2)

“Pallati i ëndrrave”

(Prezenca e gjallë e autorit të romanit me titull të njëjtë, zotëri Ismail Kadaresë!)

------------------------------------------

Moto:

Moti e ruaj dhe e bluaj këtë rubrikë.

E ruaj në mend. Në kujtesë...

E bluaj në zemër, me shpirt...

E pse, andaj nuk e qes në letë, në shesh, në mejdan. Pse andaj nuk e  nxjerr treg. Pse njëmend nuk ia fal tregut publik, kur i mjeri ai për vete, sidomos, kohëve (viteve!) të fundit gëlltittë çdo gjë që i ofrohet. Bluan edhe asi mielli (bajat) nga i cili nuk mund të gatuhet asnjë lloj gjelle, se më e shijshme, hiç se hiç

Që në çastin e lëximit të lajmit (gëzimplotë) së ne Teatrin Kombëtar të Prishtinës, më të madhe kishte filluar inskenimi i shfaqjes “Pallati i ëndrrave” me kishin rrokë ethet e lakmisë. Sa fatlum, o zot, mendoja do të jenë gjithat njerëz që do të gjenden  në premierën e kësaj shfaqjeje teatrore që inskenohej mbi bazat e tekstit të dramatizuar të njerit nga romanët më të realizuara (nëse e do rendi) dhe më të guximshme të shkrimtarit tonë të shquar, tashmë në përmasa botërore.

Sa më shumë që afrohej çasti i premierës së kësaj shfaqje (edhe atje larg) aq më të kthjellta bëheshin të dhënat rreth saj. Dihej se dramatizimin e kishte bërë Altin Basha, dihej se i njeti bënte edhe regjinë e shfaqjes duke dirigjuar përnjëherë e në një vend ansamblin e madhe të aktorëve dhe të tjetërëve, nga dy teatrot tona kombëtare (Prishtinë, Tiranë) dhe teatri i Kombësive (Shkup) dhe ... Sa më shumë që dihej aq më shumë digjte lakmia për të qenë në premierë. Kur u muar vesh edhe “zyrtarisht” u konfirmua se në premierë dod të jetë prezent edhe vetë autori i romanit, Ismail Kadare me Helenën e tij të bukur dhe se kjo do të ngjajë pikërisht më datën pesëmbëdhjetë të muajit maj të pranverës së parë, kur në një hapësirë në anën tjetër të Prishtinës, hapej Panairi i katërt gjithëkombëtar i librit, ah, kjo tashmë ishte më shumë se lakmi, ishte gjelazi. Të bënte të tillë që të këputje rrugët e gjata e, fluturimthi, të gjendeshe midis dasmorësh, në Prishtinë. Kur realizimi i një ëndrre të tillë kurrsesi nuk mund të hyjë në defterët e Pallatit të ëndrrave, nis të ëndrrosh atmosferën festive që, sigurisht, ka përfshirë tërë Kosovën, tërë Prishtinën më koncentrim të veçantë në sheshin para Teatrit Kombëtar të cilit si rojë e besnikërisë se përmotshme sa mirë i rri Skënderbeu mbi kalë. Të gjitha ëndrrat, pra, për një çast mblidheshin aty. Kthjelltë të shfaqeshin fatlumët që më bileta në dorë, me qetësi solemne pritnin çastin e pritur të hapjes së portave të Teatrit, më çartë, në ëndërr të vinin ata që me lëvizje të shpejta e nervoze milingonësh, poshtë e lartë, duke bërë përpjekjet e mbrama për të siguruar një kartëhyrjeje.

Kurreshtja është e rrufeshme. Me gërryen. Më brenë. Nuk me lë të p;res zbardhjene kritikave në faqet e gazetave. Informatat e para m`i sjell telefoni. Celulari, para atij tjetrit, tash të vjetrit telefon. Zemra më bëhet mal kur zëri i parë thotë se shfqja doli e mirë. Tamam sikur thuhet se nusja doli e bukur. Fill pastaj erdhën kritikat, shkrimet. Gëzimi ishte aq e më i madh kur në këtë shfaqje ishte i pranishëm vetë krijuesi i vepres së madhe, kur ishte “prezent” i leximit të faqeve të gazetave, pa pasur nevojë të shkëputëshin kollonat e rubrikave e t`i dërgoheshin në Paris, në Tiranë, në...

Një pezm i keq me ngriu në gji kur udhën e gjatë drejt kësaj shfaqjeje e kisha shkurtuar aq sa gjendesha para sportelit të biletave. Në isha i dhjeti a i pesëmbëdhjeti (më së shumti). Po kjo, ç`është kjo? Me vetëm pesë premiera u sos, u shterr interesimin për një shfaqje të këtillë?! S`është e mundur! Plumbin (çorr) lidhur me këtë shfaqje m`a dha një “aktor”, kur vetëm pesë minuta para fillimit të saj (që e pritja me padurim), mori merakun se do të me bezdisnin 120 minutat e saj të zgjatjes. Kur sakaq ra sipari, duart i theva në përplasje të papreme, pa e vërejtur fare sa minuta kishin kaluar ndërkohë. Autorin e dramatizimit dhetë regjisë, te riun e talentuar Altin Bashën e takova. Me ndjenje të thllë respekti e përgëzova, për një realizim korrekt teatror. Për numrin (katastrofalisht) të vogël të shikuesve që së bashku ndoqëm këtë shfaqje të mirë, nuk (them) shkruaj as gjë. Për këtë (tashmë) dukuri kisha shkruar një verë (vit) më parë. Po të shkruaja edhe një herë, kjo nuk do të ishte asgjë tjetër, veçse një dëshprim i përsëritur!

Mysafir, në qytetin tim (3)

Në shtegun e filmit” “Kur shpirti ndërron jetë”

Moto:

Moti e ruaj dhe e bluaj këtë rubrikë.

E ruaj në mend. Në kujtesë...

E bluaj në zemër, me shpirt...

E pse, andaj nuk e qes në letë, në shesh, në mejdan. Pse andaj nuk e  nxjerr treg. Pse njëmend nuk ia fal tregut publik, kur i mjeri ai për vete, sidomos, kohëve (viteve!) të fundit gëlltittë çdo gjë që i ofrohet. Bluan edhe asi mielli (bajat) nga i cili nuk mund të gatuhet asnjë lloj gjelle, se më e shijshme, hiç se hiç

Shtegu i arritjes përfundimtare deri të shfaqja e filmit artistik “kur shpirti ndërron jetë”  të regjisorit Ismail Ymeri, në sallën e kinemasë ABC të Prishtinës, ndjek dy linja paralele. E para, rruga e etjes për të përcjell (sa më parë) këtë film të ri artistik, kur kjo është etje e madhe ngase te ne, si në Kosovë, si në Shqip[ri, për arsye objektive, në dhjetëvjetëshin e fundit, sidomos, realizimit kinematografike ngritën aq rrallë e, mjerisht, aq për rrallë! Dhe e dyta: kallëzimi, jo kritik, as vlerësues, por (vetëm) i mbresës se shkurtër, por të thellë, nga kjo shfaqje filmi.

S`do mend se që nga pëlcitja e trakut dhe thirrjes së parë: aksin!, por edhe të rrugës shumë përpara përgatitore, çdo ditë e realizimit të kësaj vepre të re filmime, është ndjekë me interesim nga ana e të gjithë atyre që e kanë të afërt dhe e duan këtë art. Mjetet e informimit, masmediat në përgjithësi, gjithë kohën sollën informatat e duhura mbi rritën dhe fazat më të rëndësishme të realizimit të këtij filmi, deri sa, më në fund, erdhi kulmi, kreshta e egëzimit, kur ato (mjete informimi) thanë: sonte, në sallën e kinemasë së qytetit (të shumëvuajtur gjatë luftës)  të Rahovecit, organizohet premiera solemne filmit “Kur shpirti ndërron jetë” që për autor ka regjisorin Ismail Ymeri. E natyrshme, e logjikshme dhe thuaj e obligueshme që premiera e këtij filmi të ndodhë pikërisht në Rahovec nga shkaku se filmi sjell jetëshkrimin e kryepërsonazhit Sheh Myhedini nga kjo trevë, por edhe kronikën e përgjakur të Rahovecit me rrethinë.

Për të gjithë të tjerët filmashës nga Prishtina, dhe jo vetëm nga ajo, doli si privilegj të gjendesh atë ditë (mbrëmje) në Rahovec, të gjendesh në premierë. Në këtë rrugë, unë për vetën time kam arritur deri në Pejë, hiç më afër Rahovecit. Për të tjerët nuk e di! Ngela kështu i eçtur për të parë premierën e realizimit më të ri filmik në kinematografinë tonë të pas luftës. Pa e parë, pra, këtë realizim të ri të Ismail Ymerit, aq më parë kur është edhe autor i filmit dhe i serialait “Lepuri me pesë këmbë” dhe, ndër të tjera, edhe i dramës televizive “Dhëmbje krenare” kushtuar poetit tonë të mjerimit, Milosh Gjergj Nikolla – Migjeni.

Ngela, kështu i djegur për të parë, në dritë solemne të premierës, aktorët Hadi Shehun, Enver Petrovcin, Tinka Kurtin, Bislim Muçajn, Rajmonda Bulkun, Nimon Muçajn, Miradije Muriqin, e... dhe vetë regjisori Ismail Ymerein që interpreton rolin e një paramilitari të harlisur serb, kur është gjakpirës i skajshëm, katil zeheri.

Dhëmbja për mosmarrje pjesë në premierën e këtij filmi u bë akoma më e madhe kur dolën të kota (të pa sakëta) premtimet se filmi “Kur shpirti ndërron jetë” shumë do të shfaqet edhe në Prishtinë! Do të ndodhë kjo, këto ditë, plotë një verë (lexo; një vit!) më pas. Renkimit tim që nuk arrita të shosh këtë film, gjithnjë i dilte në pritë një: “mos u merakos se edhe nuk kë humbur aq shumë!”, e të tilla fjalë kësisoji. Nuk dalloja në janë fjalë ngushëllimi, apo njëmend, filmi kishte dalë nën dëshirat e pritjeve tona.

Këto ditë, me të arritur nga larg (nga Franca), më parë së në shtëpi, kam shkuar në sallën e kinemasë ABC ku shfaqej filmi “Kur shpirti ndërron jetë”. Më parë se për t`u kënaqur me artin e tij, shtyrë fjalëve të të tjerëve, për të gjetur magësitë dhe hyqet e tij! Filmi fillon dhe zhvillohet. Tensionet rritën e ngritën deri në kulm. Emocinet përlotën. Filmi përjetohet thellë. Mllefi e inati të gërryenë. Vorbulli i asaj që sheh të huton e të trallisë sa mos ta gjesh derën e daljes. E kush tha se “Nuk humbësh asgjë po mos ta shohesh këtë film?” Ai nuk ka të drejtë. Po filmat e tjerë, me shumë buxhete të trasha e salltanete, si janë? Pastaj, pastaj tri role, traekëndeshi, Hadi Shehu, Enver Petrovci, në dy rolet kryesore dhe Tinka Kurti, në rol të shkurtër episodik, por të shkëlqyer, janë tri majat interpretuese që të ngelin në kujtesë. Po aq spikatës (në destruktivitetin e tij rrenues, në rrobën e zezë të paramilitarit serb) ishte edhe interpretimi i vetë regjisorit Ismail Ymeri. Natyrisht se këtë film, akoma më të realizuar do ta bënin disa kursime (shkurtime) kur do të evitoheshin disa teprime, ekzagjerime dhe teprime. Po cila është ajo vepër filmime dhe përgjithësisht artistike që gërshetët e (nën)qethjeve nuk u bëjnë mirë? – “Filmi është realizuar në teknikë digjitale. Spresonim që materialin ta bartim në lentë filmime 35 milimetërshe. Kështu do të plotësonim kushtin teknik për pjesëmarrje eventuale në festivale e konkurse ndërkombëtare. Kjo punë kushton shsumsë. Nuk kemi arritur ta realizojmë. S`ka burime financiare për të. Për këtë arsye detyrohemi që filmin ta dërgojmë në festivale ku shfaqen filmat elektronik dhe digjital” – thotë ndër të tjera, Ismail Ymeri dhe shton: “Filmi deri më tash është shfaqur në disa qendra të Kosvoës do të shfaqet në sallat e kinemasë ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në diasporë e më vonë shpresojmë ta shfaqim edhe në disa qendra të ndryshme televizive, me disa prej të cilave jemi në bisedime”.

Filmi artistik “Kur shpirti ndërron jetë”, mbase edhe me ndonjë titull tjetër do të nis rrugën drejtë hapësirave gjithandej për të gjetur publikun e gjerë për të cilin, përfundimisht edhe është realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat