Fillon edicioni i pestë i festivalit të muzikës elektronike “The Summit Fest”

Kultura

Fillon edicioni i pestë i festivalit të muzikës elektronike “The Summit Fest”

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:56
The Summit Fest

The Summit Fest fillon sonte me edicionin e katërt në parkun e Gërmisë në Prishtinë, më saktësisht në hapësirën e njohur si ‘Te koshat’.

Për dy natë me 3 dhe 4 Gusht, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t’i kalojnë orët e mbrëmjes me muzikë elektronike të mirëfilltë e cila nuk do të ndalet deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

Leart Zeqa organizator i këtij festivali  nga kompania MODUS tha:

 "Këtë vit "The summit Fest" ka filluar të punohet  shumë  muaj më parë, në mënyrë që gjithçka te jetë ashtu siç kemi planifikuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një lineup shumë të gjerë dhe shumë të mirë me të cilin jemi marrë qe një kohë të gjatë që t’i kemi në data e festivalit.”

Do të ketë DJ shume te njohur te muzikës Techno siç është: Thomas P. Heckmann (headliner), I njohur si DRAX  qe është legjenda i technos viteve 90, pastaj Mattia Tranni (Analog Live) nga Italia, Joron Luka nga Holanda, Keikari (Modular Live) nga Franca, dhe Eliss (Hybrid Live) nga Kosova.

Kurse me 4 Gusht (te shtunën) do te performojne: Noneoftheabove (Hybrid Live) (headliner) nga Gjermania, Deformation Boolennee d_b (Live)  nga Franca, Hodone & Ostflux (Live Act) nga Franca e Kosova si dhe Sting Stang dhe Stratos nga Kosova.

E veçantë ne këtë edicion është fakti se për efektet vizuele do te kujdesen artistet vizuel nga Gjermania Sebastian Kökoë dhe Kevin Paschold nga kompania 29 Nov.

Ky festival mbahet me mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe për mbarëvajtjen e tij përveç sigurimit privat do te kujdeset edhe Policia e Kosovës.

Biletat mund te blihen ne hyrje te festivalit duke filluar nga ora 20:00. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat