U hap edicioni i parë i festivali të muzikës në Gjilan

Kultura

U hap edicioni i parë i festivali të muzikës në Gjilan

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Arti, muzika, ushqimet tradicionale dhe punëtori të ndryshme janë karakteristikë e këtij festivali i cili mbanë emrin nga antikiteti për lumin Morava

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”, këtë vit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili po mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018.

 Organizatorët kanë thënë se emri i këtij festivali “Angros” ishte emri i lumit Morava në antikitet.

 “Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit ka ardhjen e qytetarëve të saj nga diaspora, pastaj kthimi i studentëve nëpër shtëpitë e tyre dhe mysafir të ndryshëm që japin një gjallëri të madhe dhe dinamikë jetës në Gjilan”, kanë thënë organizatorët nga festivali Angros.

Këtë vit mbahet edicioni i parë dhe ka një program mjaft të pasur me grupe të ndryshme muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.

Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit.

Në aspektin kulturor festivali Angros, është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me prezantime dhe veprat e tyre.

 Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë gjilanase siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontribuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.

 Hapja e festivalit gjatë ditës së djeshme kishte në vete Ekspozitën, pastaj vallëzimi Zumba, bende të ndryshme muzikore nga Gjilani, Kosova e Shqipëria.

 Dita e sotme është përcjellë me ushqime tradicionale, pastaj organizimi i punëtorisë në fushën e Artit dhe riciklimit, në fushën e fotografisë, pastaj Stand Up comedy nga aktori, Avni Shkodra, Tanju ?erif, Dagg X base, Lilac, Lekë dhe Toton nga Kosova. 

Ndërsa, dita e nesërme 5 gusht pos tjerash ka edhe Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së puntorive, Poezi dhe përmbyllja e festivalit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat