U hap ekspozita kolektive “Ekspo për mërgatë”

Kultura

U hap ekspozita kolektive “Ekspo për mërgatë”

Nga: Ilir Muharremi Më: 7 gusht 2018 Në ora: 08:16
Ekspozita

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë të hënën u  hap ekspozita kolektive “Ekspo për mërgatë” me temën “Ndërmjet artit konceptual dhe atij tradicional”. Organizator i ekspozitës ishte Ilir Muharremi i cili edhe e bëri hapjen e ekspozitës. Një fjalë rasti mbajti artisti Arbnor Morina i cili pastaj ja kaloi fjalën organizatorit.

Kjo ekspozitë u përkrahë nga Ministria e Diasporës dhe  kishte për qëllim të bashkoj artist nga mërgata dhe vendor. Mirëpo, tema ishte shumë interesante dhe provokative dhe më shumë të vë në pikëpyetje artin konceptual në çfarë niveli po pranohet nga masa jonë.

Dy dhoma të Galerisë ishin të mbushura me punime. Dhoma e parë dominohej nga pikturat abstrakte, ekspresive, reale, impresive, grafika dhe një skulpturë. Temat ishin nga imagjinata e artistëve, disa arkeologjike, disa të tjera edhe reale.

Ndërsa, në dhomën e dytë konkretisht te arti konceptual ishin vetëm tre artiste. “Ana e errët e hënës”, ishte një punim nga artisti Bekim Korca. Aty paraqitej hëna dhe një banane. Qëllimi i këtij punimit është të hulumtohej se çfarë fshihet në këtë anë të errët të hënës. Aty artisti Korca zbulon bananet. Lëvoret e bananes i kishte shtrirë ne krejt dyshemenë e Galerisë, derisa në mes qëndronte një tepsi e mbushur me banane të qëruara. Ato banane i shërbenin publikut si koktej i ngjarjes. Pastaj, një punim tjetër në këtë dhomë ishte nga artisti Rifat Kasapolli. Ai kishte instaluar në pëlhurë pjesë nga xhinset, kishte bashkuar zanatin e vjetër të Pejës, tekstilin në art. Ndonëse, edhe artisti Eroll Murati u prezantua me një instilacion me ndriçim i cili kishte kornizë të vjetër.  Artistët e tjerë pjesmarrës janë: Agron Mulliqi, Agnesa Muharremi, Avni Behluli Agim Kryeziu, Arbnor Morina, Besim Geshi,Bekim Korca,Bujar Jakupi, Bedri Haziraj,  Bislim Elshani, Driton Kastrati, Eroll Murati,    Esat Valla,Florie Bajraktari, Isuf Gallapeni,Klodian Valla, Merita Myderizi Maloku,Majlinda Kelmendi,Rifat Kasapolli, Sali Shkupolli,Shyqri Gjurkaj, Shahadin Mejzini. Veton Gusia  hevdet Spahija.

Ekspozita do të qëndroj e hapur një muaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat