Fotografia e rrallë e aktorit Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani

Kultura

Fotografia e rrallë e aktorit Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 07:54
Aleksandër Moisiu

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.

Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.  Kartolina gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm u publikua sot nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.    

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat