Shpat Deda e Armend Xhaferi me koncert në Pejë

Kultura

Shpat Deda e Armend Xhaferi me koncert në Pejë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:01

Në Teatrin Profesionist të Pejës ‘Istref Begolli’ do të mbahet një duo koncert tejet i veçantë i Shpat Dedës dhe Armend Xhaferit, koncert që do të mbahet sonte prej orës 20:00.

“Ky koncert autorial karakterizohet nga zhveshja e këngëve nga dy albumet e Shpatit dhe sjellja e tyre në një formë shumë të afërt dhe intime, shoqëruar nga xhaz kitara unike e Armend Xhaferit. Koncerti është mundësuar nga Komuna e Pejës, FLUX dhe Kosovo Art Academy”, njoftojnë organizatorët, kurse hyrja për këtë koncert kushton 3 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat