Mentor Ejupi Toro së shpejti hapë ekspozitën “25”, punimet e tij pjesë e bankës më të madhe të Hamburgut

Kultura

Mentor Ejupi Toro së shpejti hapë ekspozitën “25”, punimet e tij pjesë e bankës më të madhe të Hamburgut

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:01

“25” është titulluar ekspozita e radhës e artistit nga Kosova që jeton dhe vepron në Hamburgu të Gjermanisë Mentor A. Ejupi Toro.

 

Kjo paraqitje e punës së artistit erdhi si kërkesë e bankës më të madhe të Hamburgut HASPA me rastin e renovimit të bankës të tyre. Punët e Mentorit do të jenë të prezantuara për dhjetë vitet e ardhshme në hapësirat e kësaj banke prestigjioze gjermane, si shenjë dhe si njohje e punës 25 vjeçare në këtë qytet të artistit Mentor A. Ejupi Toro.

“25” ka titulluar artisti ekspozitën e tij që do të hapet me 24 shtator në qendrën e bankës HASPA Hamburg. Pikturat janë të punuara në mediumin vaj në kanavec dhe tregojnë udhëtimin e tij gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

“Gjatë punës time të fundit unë ndjeva nevojën për të sfiduar botën e korporatave. Riprodhimi i serive të hershme të pikturave të mia është një reagim i radhës, koleksionisti është konsumatori i përditshëm, por kurrë nuk është ekskluziv. Korporata u bë forca më e fuqishme e manipulimit me vendimet tona të jetës. Andaj unë pranova të bashkëpunoj me këtë korporatë gjigande duke mos u koncentruar në jetën e përditshme porse unë jam i përqendruar që punën time ta shohin të gjithë, si dhe udhëheqësit e korporatave”, ka thënë artisti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit 2018, kurse në pesë hapësira të bankave do të jenë të prezantuara punimet e Mentorit për dhjetë vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat