Portret kurbetçari

Kultura

Portret kurbetçari

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:57
Nokë Lekkj

Për persona të tillë që veprojnë pandërprerë tërë jetën në ndihmë e përkrahje të të gjithë veprimtarëve për mirëvajtjen e vendlindjes. Njeriut që përherë i rrah zemra për vendlinndje është mëkat të mos i pranohet publikisht veprimtaria dhe meritat e tij  që ka bërë për të mirën individuale, familjare e shoqërore gjatë gjithë një gjysëm shekulli  në fshatin Shëngjergj- Zym. Por, kur vendi nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat e përditëshme të jetës familjare e jetësore në përgjithësi, duhej kërkuar rrugë të reja për të mos e koritur konakun ndaj familjeve, nevojëtarëve, vendit, mikut e kalimtarittë të  rastit Ishte kjo një  arsye e cila  i detyroi hasjanët të marrin rrugën e gjatë të kurbetit Kurbet i cili sot nuk e ngarkon Qeverinë. Ndaj edhe bashkëfshatari ynë Nokë Pjetër Lekaj (1932), në moshën 15-vjeçare, mori rrugën e kurbetit, fillimisht në Gjakovë, ku prindërit e tij e shumë të  tjerë e ushtronin  zejen e vjetër të bukëpjekësit privat.. Pas Luftës së Dytë Botërore)1947), edhe baca Nokë veproi në Gjekovë për të vazhduar në shumë qytete tjera të  ish Jugosllavisë deri në pension. Si veprimtar në fshat ndihmoi nga se në furrë ndërrohej me vëllezër dhe se kishte kohë dhe hapësirë  për të vepruar.për mirëvajtje të vendlndjes Ai, thotë se që nga viti 19.67 kishte makinë më të cilën u shërbente vullnetarishht miqëve dhe shokëve por edhe shoqërisë për realizimin e nevojave dhe kërkesave ë tyre, për çka edhe të gjithë më janë mirënjohës.Për shërbime bëmirësia shumë familjare u ka dalë në ndihmë: :për gazmende familjare, sëmundje e raste mortore si dhe për nevoja shoqërore: të fshatit, gjithmonë ka qenë i gatshëm.

Për shërbime komunale:- zhvillim rural: Baca Nokë ka qenë nisiator për rregullimin e infrastrukturës rrugore, të ujit e të rrymës në këtë mes. Rrymën elektrike e sollën në vitin 1969/70. Ndërsa në Zym ishte që nga viti 1964. Ka qenë nisiator për vetkonribut për ndërtimin e ujpsjellëeit në Zym-Shëngjjrgj (1987). Ka organizuar e mbledhur mjete për rregullimin e mirëmbajtjen e rrugës Shëngjergj -Zym (1978)deri te asfaltimi i saj (!989).

Ishte aktiv për ndërtimin e repartit të fabrikës së këpucëve e të formimit të Kooperaivës Bujqësore “Hasi” dhe ndërtimin e objektit të saj.Në këtë rrugë nuk duhet harruuar veprimtaria e tij edhe në këtë shekull (shek njëzet), kur ndër të parët ishte në punët më të domosdoshme për ndërtimin e Shtetit ë Ri e Demokratik- Republikën e Kosovës ku dha kontribut të çmuar për sendertimin e saj. Edhe sot në moshë të shtyer vepron dhe i rrah zemra për përparimin e atdheut dhe vendlinndjes’ Për këto, edhe ka marrë mirënjohja nga Kuvendi Komunal i Prizrenit e mirënjohke tjera për aktivitete  në fshat.

Vazhdim i traditës stërgjyshore për bukëpjekës.-

Rrëshqitas e përmendëm edhe profesionin e bukëpjekësir, për të cilin po kthehemi përseri: Ishin vitët e skamjes (1847): në muajët prill,maj e qer- shor ishte kriza e bukës kur buka e vjetër ishte hargjuar ndërsa e reja ende s’kishte dalur.

Furrëtarët nuk guxonin të qitnin bukë për shitje. Ndërsa drithi mblidhej prej fshatarëve nga shteti për ta furnizuar popullin me bukë. Drithi mblidhej me triska përkatëse (bona), poashtu edhe buka ndahej me racion sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe moshës së tyre. Njerëzve të punës u takonte 400 gram buke misërnike në ditë, ndërsa  të vegjëlve nga 250 gram. Në Gjakovë qiyej vetëm bukë misri, ndërsa bukë gruri-jo. Nga bukët në tepsia të mëdha katrore, u prehej sesia e bukës, matej në peshojë, u mirreshin triskat, i ngjitnim me brum buke në një karton dhe në funnd të muajit i dërgonim në Kuvendin Komunnal për t‘i  barazuar: sasinë e miellit të marrur, sasinë e triskave dhe përqindjen e prodhimit të  miellit e në fund  çka mbetej ishte fitimi ynë. Nganjëherë mbeteshim edhe borgj për çka edhe denoheshim. Fitimi ishte sa për t’i mbajtur mashkujt që punon në dugajë. 

Furrëxhinjët e mahallës në Gjakovë qitnin vetëm bukë misri. Buka miser nike duhej prerë në tepsi, matej në peshojë dhe u jipej konzumatorëve me triska. Ndonjëherë fshehurazi natën qitnim ndonjë sasi bukë gruri apo simita, me marrëveshje interne,  për ndonjë tregtar apo zotëri për familje. Por duhej ruajtur me kujdes të madh.. Tregëtarët që bënin tregti të jashtme, mund t’ju gatuhej ndonjë “simit” për rrugë nga se ata sillnin tesha, pambuk, pafte allaxhë e gjëra tjera që u shërbenin zymjanëve për t’i punuar në vek veshje kombëtare, apo te ndonjë rrobaçepës me porosi apo sipas modeleve që i dinin vet gjakovarët e vjetër.(tirçi, xhamadana, mitana etj)

Nga  jeta në Gjakjovë: Dugajëxhinjët e kishin “esnafin” e vet që bashkëpu-nonin.  Pranë furrës së bukës e kishim  rrobaqepësin Shemsedin Aliabazi me të cilin baca Nuue, për çdo mbrëmje pinte nga disa gota raki të cilën e sillte nga shtëpia.. Kur, për festën e Pashkëve, baca Nua e kishte mbyllur furrën, Shema ato mbrëmje kishte shkuar te “Kulla e Sahatit”, te “Kulla e Koshit” e në ”Kryepazar” por nuk gjenë shokë të rangut të vet.  Vendoset në shtëpi para pasqyrës dhe e ngritë gotën duke uruar:”Për të mirë Shemë-T’bëftë mirë Shemë! Kështu i kaloi dy-tri netë pa bacën Nue.Me të kthyer baca  Nue- Shema shumë u gëzuua! Për të vazhduar shoqërinë e herëshme.

Rrasa e bukës misernike” në Gjakovë

Fjalët apo rrëfimin e bacës Nokë do ta ilustrojë edhe me deklaratën faktike  të normalistit të gjrneratës së parë në Gjakovë, shkrimtarit Murat Isaku (“Normalja e gjakovës1946-48)”f.92., i cili në mes tjerash shkruan-rrëfen: ”Vetëm disa çapa përtej konviktit tonë me një portë përrallore, gjendej me gjuhë të nxjerrë në bërrylin e rrugës shitorja e përblozët e bukëpjekësit privat Bacës Nue.: burran musteqosh me ballë të dalë, duar me do damarë të trashë si ballamarë (si konop samari –litar anijesh) dhe hijepashëm.

 Ishte ky cak i konviktorëve, drejt të cilit si vështrimet e maçorrëve të egër përvidheshim sytë tanë të uritur për ”Bukën e kuqe”në të cilën betoheshim.. Ne, të  rinj e të uritur, nga salla e ngrënies në konvikt, iknim me vrap drejtë Bacës Nue. Ai e dinte poezinë tonë të barkut për bukë misri të pjekur nëpër tepsi katrore.  Për të vazhduar: Prej “Rrasës së bukës”që e mora nga furra e bacës Nue nuk më kishte mbetur asnjë thërmijë, megjithatë, do ta ruaj në saksinë e zemrës për t’ua dhënë shokëve së bashku me një puthje!.Në tekstin e mëtejm z.Murat Isaku shkruan:”Brumi i bukës së misrit përgatitej nëpër korita të mëdha druri në furrat private të furrëtarëve hasjanë duke shtuar se brumi  përzihej me shytën...” ?. Çka një mendin i tillë nuk është i mundshëm as teorikisht e as praktikisht, sepse brumi i bukës nuk përzihet sikur mallteri e loçi për lyerjen e shtëpive. Atij. me dorë duhet dhënë forma e duhur për ta vënë në tepsi e në furrë për ta pjekur..

Në fakt, në Gjakovë e gjetiu, gadi çdo e treta shtëpi e Zym-Shëngjergjit kishte furrë buke sa për ta siguruar kagshatën e gojës për veta dhe një sasi për familjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat