Ndërron jetë nobelisti VS Naipaul

Kultura

Ndërron jetë nobelisti VS Naipaul

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:07
Novelisti Sir VS Naipaul

Novelisti Sir VS Naipaul, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë 'A Bend in the River' dhe kryeveprën e tij, 'A House for Mr Biswas'.

Lajmi për vdekjen e tij u kofirmua nga familja ndërsa bashkëshortja e tij e quajti atë "gjigant në gjithçka që arriti".

Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme.

Geordie Greig, redaktore e Mail Sunday dhe një mik i ngushtë, tha se vdekja e tij lë një vrimë të hapur në trashëgiminë letrare të Britanisë, por nuk ka dyshim se librat e tij do jetojnë./ora

Një prej romaneve më të mirë të 50 viteve të fundit, “Qyteti bri lumit”, është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij, Indinë, për t’u shkolluar e më pas për t’u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe.

Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Ky libër është një manual për ndryshimin, që është i domosdoshëm në shumë shoqëri.

“Qyteti bri lumit” është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social.

Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikë e Jugut dhe ishujt Karaibe janë burimet që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese, në letërsinë artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat