Profesoresha në Universitetin e Prishtinës, Majlinda Bregasi ka reaguar ndaj sjelljes së Dukagjin Lipës, ndaj gazetarëve të kulturës, në konferencën për media që ai mbajti ditë më parë, bashkë me vajzën e tij, tashmë yll botëror, Dua Lipën.
Ajo shkruan se është e papranueshme që gazetarët e kulturës ta lejojnë babain e Dua Lipës të tallet aq hapur me ta.
Madje, Bregasi shkruan se i vinte për të vjellë nga përbuzja që Lipa ua bënte gazetarëve në konferencë për shtyp.
Lexoni të plotë publikimin e saj:
Te dashur gazetare te kultures, e di qe juve pak ju cmojne, madje edhe shume gazetare te politikes ju shohin me nje fare nencmimi, demek ju nuk i kuptoni punet “e thella” :/ . Nuk i kuptoni se njime jane shume te thella :p
Shume mire ju kuptoj, kultura nuk eshte per krejt, POR nuk e kam mendu kurre qe nga dashuria e madhe per Dua Lipan, per mos me thene histeri, te lejoni t’ju talle aq hapur nje njeri qe qenka babai i saj.
Aq sa pashe nga konferenca per shtyp me erdhi per te vjelle nga perbuzja qe ju bente.