Përtej kufijve...

Kultura

Përtej kufijve...

Nga: Sevdail Hyseni Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:20

Nga Morava tej Vardarit

Buçet zëri i shqiptarit

Në Luginë kemi  shtëpinë

Deri n’ Nish edhe tapinë

 

Kemi besë, bukë e kripë

Edhe malet flasin shqip

Kemi Plisin – Letërnjofim

Krenarinë e kombit tim

 

Qindra vjet në këto anë

Kanë jetuar t’ parët tanë

Me disa regjime shtetërore

Duke ndarë tokat Arbërore

 

Deri sot në këtë botë

Nuk na shembën me të fortë

E në paqe edhe më hiq

Me të dashur e me miq

 

Vjen një ditë Lugina flet

Si dikur me dinjitet

N’ Referendumin për bashkim

Drejt kufijve me korrigjim

 

Drejt kufijve natyralë

Jo siç janë  artificialë

Me  vija të kuqe e të zeza

Që na ndoqën nëpër breza

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat