Restaurim i Kishës së Shën Sotirit në Kërçisht të Dibrës

Kultura

Restaurim i Kishës së Shën Sotirit në Kërçisht të Dibrës

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 11:47
Harta e restaurimeve

Harta e restaurimeve të kishave shpallur monument kulture është shtrirë nga jugu në veri të vendit, për t’i kthyer ato në një destinacion të mirfilltë turistik.

Së fundmi, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për  “Restaurimin e Kishës së Shën Sotirit”, në Kërçisht të Dibrës.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të monumentit.

E ndërtuar që në vitin 1270, kjo kishë është shpallur monument kulture në vitin 1970. Muret e saj janë të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç gëlqereje. Në këto mure, ruhen afreske të rralla por që janë të dëmtuara.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat