Përfundon festivali i verës në Ohër, morën pjesë edhe artistë nga Kosova

Kultura

Përfundon festivali i verës në Ohër, morën pjesë edhe artistë nga Kosova

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:27
Festivali i verës në Ohër

Edicioni i 58-të i Festivalit Veror të Ohrit do të përfundojë nesër me shfaqjen “Iliada” e Homerit të realizuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar Slloven dhe Teatrit të Qytetit. Këtë vit morën pjesë më shumë se 800 artistë nga 27 vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

“Biletat u blenë nga shumë vende të botës. Ngjarjet u mbushën deri në vendin e fundit. Për vitin e ardhshëm në programin e investimeve aplikuam me një projekt për një podium të montuar dhe skenë të montuar. Kjo do të thotë se ngjarjet do të mund të mbahen në shumë vende të qytetit, ku ka kushte për të”, tha Suzana Vrencovska, drejtoreshë e Festivalit Veror të Ohrit.

Festivali, megjithëse me më pak fonde të ndara nga Ministria e Kulturës, do të mbahet mend për disa ngjarje që shkaktuan interes të madh.

“Edhe këtë vit, përpjekjet tona ishin që festivali të ketë program cilësor dhe atraktiv gjatë të gjitha 40 ditëve të festivalit. Muzika klasike ishte dominuese”, tha Vaso Risto,  seleksionues i muzikës.

Nga festivali paralajmërojnë se të gjitha shfaqjet teatrore të Verës së Ohrit në të ardhmen do të këmbëngulin të luhen në disa prej skenave të hapura që ka qyteti dhe do të përpiqen të hapin skena të reja në vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat