Atdhetari

Kultura

Atdhetari

Nga: Agim Vuniqi Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:17
Agim Vuniqi

Kush është Zegeli...
e njihni apo nuk e njihni ?
....mos gënjeni!
E keni parë, asket i pavrejtur
as në tokë..., as në qieeell,
po tokën që lëvroi me dhëmbë,
nuk ishte vepër e tij?
.
...e lëvroi aq shumë saqë....
tokë-atdheu ia përpiu edhe kasollën e tij
njëjtë ashtu sikurse të Uncle Tom-it,
...që të dytë e luftonin robërinë - e donin lirinë
...ai ëndërrat i kishte thurrur aty
qetësi tjetër nuk kishte...
...valët e oqeanit goditnin zemrën e tij...
Po miqtë ku mbetën...?
Aahhh....po "trajnonin" zagarët për gjah të ri...
...pse po lëndojnë kështu natyrën...?
....prandaj u harruan fjalët e bukura për skilen e lejlekun...
Hënën e kafshonte për t'i lënë vend dritës
...ushqeu... shkabën me gjakun e kuqrremtë...
të mos jetonte më e ngujuar në kafaz...
një kokë andej - e një këndej
e deshti Fazliun më shumë se veten...
atdheu bashkon nuk ndan... jo, jo...!
as në skutat e burgut, as në terrin e ditë-natës
....as penda që akumulon ujin...
e gjaku që rridhte ckurrjel...
dhe fjalët e shkruara amanet
se dashuria, dhimbja, malli, pikellimi...
janë një...
dy DuaR-ZEMRA të bashkuara të atdhetarit.

(Kjo poezi i kushtohet atdhetarit Zeqir Gërvalla-Zegelit (pseudonim, te cilin e perdori ne shkrimet e tij, ne kohen kur poezite e tij ishin te ndaluara dhe ai vet ishte i anatemuar nga pushteti dhe koleget e tij shqipfoles, ne kohen e rexhimit Rankoviqian dhe pas Rankoviqian) i cili e priti çlirimin e Kosovës pa kulm mbi kry..., i kushtohet atij dhe shumë të tjerëve me të cilët u mburrëm, u arsimuam, u edukuam dhe, ne fund i harruam...)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat