Recension për librin “Dështimi i diplomacisë në Ballkan”

Kultura

Recension për librin “Dështimi i diplomacisë në Ballkan”

Nga: Prof.Dr.Samet Dalipi Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:55
Kopertina e librit

Kur dështon diplomacia, zakonisht, armët flasin.  Shpesh kur shtetet “kishin në dorë çekanin, konsideronin të tjerët gozhdë”, koncept ky i cili mbështetej në paradigmën se siguria dhe fuqia e shtetit bazohen në forcën ushtarake, paradigmë kjo e teorisë realiste, më e pranuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shumë ngjarje botërore ishin zgjidhur me luftë, si vazhdimësi e politikës por me mjete tjera. Kjo në Evropë, edhe pse pjesa më e civilizuar e botës, ka pasur frekuencën më të shpeshtë të ndodhive, para dhe pas luftërave botërore. Përsëritja e luftrave në Ballkan në fund të shekullit XX, tregon për pakujdesinë, paaftësinë ediplomacisë botërore por edhe të keçmenaxhimit të politikës nga ana e liderëve botëror e ballkanas me qëllim të shtrirjes së makro e mikrohegjemonizmave në rajon. Në kohën kur Ballkani përjetonte fazën tranzitore të shembjes së komunizmit, fat ky i përcaktuar si rezultat i marrveshjeve dhe konkurencave ideologjike të aleatëve fitues të Luftës së Dytë Botërore,Ballkani ishte pjesa e Evropës e cila përmbylli luftërat në këtë kontinent. Komunizmi, jo vetëm kur u instaluasolli tragjedi në jetët e njerëzve në vendet e bllokut përkatës ideologjik, por ai shkaktoi të njejtën edhe me rastin e vetshkatërrimit të tij.

Shikuar edhe në aspekt më të gjërë gjeografik, jo vetëm Ballkani ishte vatër e krizave shoqërore me refleksion në zhvillimet botërore. Evropa ishte hapësira gjeografike në të cilën kishin “vluar” luftërat dhe inatet e së kaluarës kishin hapur rrugë luftrave të reja. Fuqitë evropiane që luftuangjatë LIB hynë me bagazhe të së kaluarës. Francezët nuk e “përbinë” humbjen e Alsasit dhe Lorraines nga gjermanët, rusët humbjen nga japonezët. Austrianët, pas dobësimit të Perandorisë Osmane, konsideruan veten si mbrojtës të civilizimit katolik evropian kundër turqve osman e sllavëve ortodoks.  Opinioni publik dhe liderët e vendeve duke mos menduar racionalisht por për prestigj e lavdi,u mobilizuan rreth “lavdisë ose humbjes së kaluar” dhe nevojës për të përsëritur apo përmirësuar padrejtësitë, hynë në avantura të rrezikshme të cilat i sollën botës rreth dhjetë milion viktimagjatë LIB dhe rreth 60 milion gjatë asaj të dytë. Koncerti i Evropës kishte arritur të vendos një drejtpeshim fuqishë gjatë shekullit të 19, por nuk ia doli ta ruan ate për arsyera cekura më lartë por edhe të dështimit të diplomacisë përballë nacionalizmave në rritje. Perandoritë e mëdha të kohës, ajo ruse dhe austrohungareze, duke tentuar të mobilizonin dhe të rritnin lojalitetin ndaj perandorive përkatëse të kombeve të përfshira brenda tyre, hynë lehtë në avantura të cilat iu kthyen si bumerang, shkatërrimin e tyre të plotë me përfundimin e LIB. Zgjidhjet të cilat u bënë pas LIB duke fajësuar vetëm Gjermaninë dhe imponimi i reparacioneve ndaj gjermanisë së Vajmarit, nuk ishin diplomatikisht të mirëmenduara dhe ngjallën nacionalizmin gjerman, si njëri nga shumë shkaqet,  qoi deri te LIIB.

Ishin pikërisht vendet evropiane ato të cilat do të nxjerrin mësimin e tragjedive njerëzore dhe iu çasën gjetjes së formave bashkëpunuese, në vend të konfrontimeve, për të hapur perspektivën e zhvillimit njerëzor. Unioni Evropian është një organizatë e tillë regjionale e cila ofron në gjirin e tij vendet të cilat përqafojnë demokracinë, lirinë e tregut dhe kanë lënë prapa armiqësitë me fqinjët e tyre.

Autori i librit, me qëllim të arsyetimit të tezës mbi dështimin e diplomacisë në Ballkan, në mënyrë kronologjike dhe të përmbledhur, niset nga të dhënat etnogjeografike të regjionit të ballkanit që nga viti 1500, si dhe efektet  gjeografike në popullzimin e këtij regjioni.

Autori, më tutje, në kapitullin e dytë pasqyron Ballkanin gjatë shekullit 18 duke përshkruar dallimet mes Osmanëve joreformator dhe Habsburgëve të cilët kishin filluar me reforma të shumta brenda perandorisë, e që të dyjat do të shpërbëhen në fillim të shekullit 20.

Në kapitullin e tretë, autori spjegon ngjalljen e nacionalizmave gjatë shekullit të 19 si dhe ndikimin rus në regjion në ngjalljen e papajtueshmërive ndaj perandorisë otomane deri në luftën ruso-turke.

Në kapitullin e katërt, autori analizon dështimin e përpjekjeve diplomatike dhe involvimin e pashmangshëm të fuqive të mëdha në Çështjen Lindore, duke paraqitur interesat kontradiktore të Fuqive të Mëdha, të cilat marrin formë në Kongresin e Berlinit të vitit 1878.

Në kapitullin e pestë, analizohen shkaqet të cilat quan deri te kolapsi i Perandorisë Osmane dhe e Habsburgëve. 

Pjesa e dytë e librit, Personalitetet shqiptare dhe ndikimi i tyre në diplomacinë botërore, autori përpiqet të ofroj lexuesit një përmbledhje të kontributit të figurave arbërore/shqiptare në diplomacinë botërore, si ajo e Skënderbeut, Papë Klementit, Ali Pashë Tepelenës, mbi ndikimin e rilindasëve kombëtar Abdyl Frashërit, Ymer Haxhi Prizrenit dhe Ismail Qemalit.

Autori i librit u orfon lexuesëve të kategorive të ndryshme të dhëna interesante mbi popujt e Ballkanit ndër vite dhe zhvillimet kryesore brenda atyre shoqërive të cilat popullojnë regjionin ndër shekuj. Nëpërmjet spjegimit të ngjarjeve më të rëndësishme, përfshirë edhe përpjekjet diplomatike aty ku kishte të tilla, ofrohet një tabllo e kjartë mbi karakteristikat të cilat ndikuan në shtetformim apo edhe në shpërbërjen e rregullimeve shoqërore të kohës.

Fatkeqësisht ishin pikërisht popujt e Ballkanit të cilët zhvilluankatër luftëat e fundit në Evropë. Do të kemi edhe një dështim të diplomacisëbotërore, e më shumë të asaj evropiane, për të zgjidhur problemin në oborrin e saj. Ishin popujt të cilët anonin kah ikja nga kreaturat shoqërore të cilat nuk dëshironin imponime nga një qendër, siç ishte Beogradi. Ky i fundit, me politikat e tij të karakterit hegjemonist, me tendencë dominuese ndaj popujve më të vegjël, me metoda mëçnjerëzore, tentonte të ruante krijesën, gati njëshekullore, të quajtur Jugosllavi. 

Fatëkeqësisht, edhe sot bota po përballet me kërcënimet për paqen më shumë se asnjëherë më parë. Sjelljet e Rusisë me qëllim të rikthimit të saj në pozitën e formësuesit të politikës globale, të vepruarit e SHBA-ve në drejtim të ruajtjes së sistemit njëpolar të dominuar nga ato, i tendencës kineze për të dominuar tregun ndërkombëtar...i mosveprimit të Evropës për të përfshirë Ballkanin brenda kufijve të saj, i gjendjes së rënduar në Lindjen e Mesme lidhur me Iranin e pozitën e Izraelit në rajon...janë arsye të rëndësishme të cilat mund të shkaktojnë turbulenca dhe dështim të diplomacive. Alternativa është e tmerrshme për njerëzimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat