Punoni ngadalë e punimet kryeni "shpejtë"

Kultura

Punoni ngadalë e punimet kryeni "shpejtë"

Nga: Nue Oroshi Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:06
Shoqata e Intelektualëve shqiptarë "Trojet e Arbrit"

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë "Trojet e Arbrit"  në javën e "Trojeve të Arbrit "nga 27 Korriku e deri më ,1 Gusht 2018 i mbajti tri sesione shkencore dhe akademi. Ky vitë ishte viti me i frytshëm prej themelimit të Shoqatës "Trojet e Arbrit."Por për tu kompletuar frytëshmeria plotësisht si tash e katërmbëdhjetë vjet me radhë duhet të bëjmë edhe botimin e tri librave të radhës. Meqë ne ecim me hapa të shpejtuar dhe motoja jonë për studiuesit pjesëmarrës është : "Punoni ngadalë e kryeni punimet shpejtë!", i ftojmë të gjithë studiuesit që kanë marrë pjesë me ligjeratat e tyre, në këto tri sesione shkencore, që deri më datën 30 shtator 2018 t'i dergojnë punimet e tyre për botim. Po ashtu ju bëjmë me dije studiuesve që punimeve të tyre t'iu kushtojnë rëndesi në aspektin gjuhësor dhe ta bëjnë lekturimin e punimeve të tyre, në mënyrë që mos të humbasim mijera orë punë në korigjime gjuhësore dhe letrare.Punimet që vijnë me vonesë do të lihen që të botohen në edicionet e ardhshme të Shoqatës "Trojet e Arbrit".

Punimet mund ti dergoni në këtë email adresë: [email protected] Njeherit Kryesia e Shoqatës "Trojet e Arbrit" falënderon të gjithë studiuesit pjesëmarrës në të tri sesionet shkencore, falënderon mjetët e informimit që ju kushtuan rëndësi të veçantë ketyre tri sesioneve shkencore pa harruar që ti falënderojmë donatorët tanë të cilët kontribuan financiarisht që Java e "Trojeve të Arbrit" të përmbyllet në mënyrë madhështore.

Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“ Trojet e Arbrit“.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat