Uk Lushi, pro ngritjes së Memorialit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Tepelenë

Kultura

Uk Lushi, pro ngritjes së Memorialit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Tepelenë

Nga: Beqir Sina Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:12
Uk Lushi

Ish-Kampi i internimit Tepelenë,- Kampi 6-të, po shndërrohet në një skenë nderimi për të martirizuarit e diktaturës, pasi është përzgjedhur nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pikërisht me 23 gusht Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare të jetë Dita Muze-Memorial Tepelenë.

Kthimi i këtij kampi në muze kombëtar për të përkujtuar viktimat e komunizmit në Shqipëri, gjatë kohës së rregjimit diktatorial të Enver Hoxhës, ka hapur debate të shumta, sidomos në rrjetet sociale.
Debate këto të ciliat kan qenë pro nga ish të dënuar në këto kampe, dhe anëtar të familjeve të presekutuara, përfshirë dhe disa politikan, e intelektual të djathtë, patriot e atdhetar në Shqipëri, Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, por që janë kundërshtuar, në mediat e majta dhe rrjetet sociale ku ata vegjetojnë, ashpër nga nostalgjikët dhe ish komunistët deri në përdorimin e slloganeve e parrullave komuniste.

Publicisti, aktivisti dhe biznesmeni në SHBA, Uk Lushi, ish luftëtar i UÇK-së, nga Batalionit “Atlantiku”, në llogarinë e tij, personale në rrjetin social Facebook, e ka komentuar edhe ai debatin mbi diskutimet rreth ngritjes së Memorialit të Kampit të Tepelenës, me një mesazh, të shkruar sot ku ai thotë se : “ Kampi i krimeve të regjimit enverist në Tepelenë, duhet të bëhet monument i kujtesës p?r viktimat shqiptare”

Uk Lushi, i cili është i lindur dhe i edukuar në Kosovë, e perendim, dy dekadat e fundit po jeton në Nju Kork - SHBA, thotë se : “Kampi i krimeve të regjimit enverist në Tepelenë, duhet të bëhet monument i kujtesës p?r viktimat shqiptare prej shqiptarëve dhe përmendore e rikujtesës që sa herë jemi para rrezikut të mbërthimit nga totalitarianizmi dhe kapja e shtetit duhet të reagojmë me krejt fuqinë dhe energjinë për të ruajtur lirinë” shkruan Uk Lushi.

Muze Memorial Tepelenë- Kampi 6 Tepelenë:

Muze Memorial Tepelenë- Kampi 6 Tepelenë është një simbol përkujtimor për të martirizuarit e diktaturës në Ish-Kampin e internimit Tepelenë. Ky kamp është përzgjedhur nga AIDSSH si shenjë kujtese dhe nderimi ndaj viktimave të sisteme totalitare në Shqipëri për të vijuar procesin e kurimit me të shkuarën. Projekti u iniciua nga AIDSSH ne bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës si edhe familjarët e atyre që vuajtën në atë kamp.
Projekt-ideja e Memorialit Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar në Tepelenë u konceptua nga Gjon Radovani. Ideja e plotë u prezantua në Tepelenë më 30 gusht 2017, në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Mbi 5.000 persona u përndoqën në këtë kamp gjatë komunizmit prej prillit të 1949 deri në mars të 1954. Familjet e persekutuara vinin nga veriu i vendit dhe kampi ishte kundër-përgjigjja e qeverisë komuniste ndaj grupit të familjeve të njohura si “Rezistenca e Maleve” që kundërshtuan me armë vendosjen e diktaturës në Shqipëri.
Muzealizimi i Kampit të Tepelenës
Kampi i përqëndrimit të Tepelenës ka funksionuar si kamp internimi në vitet 1948-1954, ku janë internuar rreth 3.000 persona, ku kanë vdekur rreth 600, gjysma e tyre(300) kan qenë fëmijë 1 deri në 5 vjeç. 
Ky kamp ka shërbyer në fillim si bazë e ushtrisë italiane për luftën italo-greke, më pas si kamp përqendrimi dhe në fund si repart ushtarak për ushtrinë e diktaturës.

Projekt-ideja e muzealizimit të tij të konceptuar nga Gjon Radovani ka për qëllim transformimin e tij në një qendër muzeale kujtese dhe respekti për viktimat e diktaturës. Kompleksi muzeal parashikon në koncept:
-rinkonstruksionin e kazermave të fjetjes së të internuarve;
-rindërtimin e zyrave të oficerëve të kampit dhe të personelit;
-rindërtimin e zonës sanitare;
-transformimin e një prej ndërtesave
-ekzistente në një salle multimediale dhe muzeale për ekspozimin e artefakteve në rindërtimin e memories së viteve të diktaturës;
-krijimin e një ambienti për studime dhe për kërkime historike;
-krijimin e ambjenteve ndihmëse të strukturës, si hyrje, bileteri, dyqan suveniresh, tualete;
-rindërtimin e rrethimit me tela me gjemba i kampit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat