LSHK në shtator me orën letrare kushtuar Adem Demaçit

Kultura

LSHK në shtator me orën letrare kushtuar Adem Demaçit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 12:17
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës do të organizojë një orën letrare kushtuar Adem Demaçit, gjatë muajit shtator.

LSHK-ja ka shpallur konkursin për punimet që do të lexohen në këtë takim letrar kushtuar Demaçit dhe punimi më i mirë i vlerësuar nga juria që do të formohet atë ditë, do të shpërblehet me kompletin e veprave të Demaçit.

“Punimet duhet dërguar në adresën: [email protected] (për orën letrare kushtuar Adem Demaçit). Emrat e autorëve të punimeve që vlerësohen për t'u lexuar kumtohen drejtpërdrejt në takimin letrar.  Punimet duhet të arrijnë deri më 27 gusht 2018. Mund të marrin pjesë të gjithë krijuesit me punime jo më të gjata se 30 rreshta (poezi, prozë, ese, recension...). Disa nga punimet do të botohen në revistën "Metafora" të LSHK-së”, thuhet në njoftimin e LSHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat