“Aktori në kuti” do shfaqet në Teatrin “The Playground Theatre” në Londër

Kultura

“Aktori në kuti” do shfaqet në Teatrin “The Playground Theatre” në Londër

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:35
Aktori Mentor Zymberaj

Shfaqja “Aktori në kuti” do prezantohet në Teatrin “The Playground Theatre” në Londër më 13 e 14 shtator 2018.

Me rastin e Vitit Jubilar , 10 Vjetorit të shfaqjes “Aktori në kuti” vazhdon prezantimi dhe pjesëmarrja në skenat ndërkombëtare.

“Aktori në kuti” në shenjë të këtij përvjetori, më 22 prill u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Bacau të Rumanisë e cilësuar shfaqje nderi e festivalit si dhe në manifestimin mbarëkombëtar “140 Vjetorin e Lidhjes së Prizrenit” më 13 qershor.

Gjate 10 viteve shfaqja “Aktori në kuti” mori pjese dhe u prezantua në mbi 20 festivale kombëtare dhe ndërkombëtare duke marrë çmime dhe nominime po ashtu.

“Aktori në kuti” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, ndërsa teksti, regjia dhe interpretimi nga Mentor Zymberaj.

Shfaqja “Aktori në kuti” tregon historinë e një aktori i cili e braktisë Teatrin Kombëtar të vendit të tij dhe merr rrugën e aktorit shëtitës. Ai për më shumë se tri vite shëtit nëpër rrugë duke dhënë më shumë se 700 shfaqje.

Ai një ditë nuk mbërrin në qytetin antik për ku ishte nisur, por në një zonë të minuar lufte. Dëshiron të kthehet nga ka ardhur por shpejtë i mbyllet shtegu. Mbetet i izoluar mu në mesin e zonës së minuar me kutin e tij të vogël të cilën e ka skenë por edhe bujtinë, kuzhinë, gardërobë. Atë ditë rastis të ketë edhe ditëlindje, e feston mu në “zonën e minuar” duke i ofruar “zonës së vdekjes” pjesë nga Shekspiri, Molieri, Çehovi dhe në fund monologun e tij jetësor ku vet është autor. ”Zona e Ftohte” vazhdon kërcënimin ndaj artistit duke ia rrëmbyer dhe duke ia hedhur në ajër copë-copë edhe “partneren” e vetme, Xhulijetën!…Mallëngjehet për kukullën e tij, partneren e vetme. Betohet se kurrë më nuk do ta luaj atë pjesë teatrore…Akuzon “Luginën e Vdekjes” për pasojat që ua bënë njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat