Mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest

Kultura

Mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 08:58
Hardh Fest

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta” këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest.

Për tu njoftuar me krejt ato që do ndodhin gjatë Hardh Fest’it, ftoheni të merrni pjesë në konferencë, që do mbahet sot, e mërkure-29 Gusht ku ekskluzivisht do të zbulohet Line Up-i Hardh Fest 2018, në Rockuzinë, me fillim nga ora 10:00

Gjatë kësaj konference do të zbulohet edhe  njëri nga legjendat botërore të Rockut, i cili vjen për herë të parë në Ballkan, e që do të jetë artisti kryesor në Hardh Fest 2018.

 *Festa e vjeljes së rrushit, Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 Shtator në Rahovec.

Për çdo informatë apo sqarim shtesë, ju lutem kontaktoni në numrin +37744/ 441-025

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat