U mbajt "Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë, Gjelbërishtë dhe Murrizajë

Kultura

U mbajt "Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë, Gjelbërishtë dhe Murrizajë

Nga: Asllan Dibrani Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:28
Pamje nga manifestimi

Ishte një dite  shume  e bukur  dhe me diell e para disa ditës.Në takim morën pjesë shumë  qytetarë, mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit,por edhe  biznesmenë, veprimtar, dhe veteran të arsimit,të këtyre tri vendbanimeve të Gollakut.Pjesëmarrjes në tubim pati nga shtetet e Evropës ,por edhe nga Amerika e largët, por pjesa dërmuese  nga Prishtina qe në mungesë të kushteve shumë fshatar  i kanë lëshuar këto  fshatra dhe u vendosen ne Prishtinë. Takimi sipas koordinimit të këshillit organizativ  filloi në Orën 12:00. 

Grupi Organizativ  koordinues ishte  nga Diaspora: Ramadan Dibrani ,Sokol Sadiku, dhe Asllan Dibrani.

Nga vendoret ishin:Ilaz Haziri, Emin Tahiri ,Haki Aliu ,Gani Bekteshi,Asllan Bekteshi Mil Aliu,Hamit Aliu dhe Shaqir Demolli etj . Me këtë rast u shënua  2 vjetori i fillimit të takimit tradicional që filloj në gusht 
te vitit 2016.

Edhe vitin e kaluar u mbajt takimi tradicional,në Hajkobillë,kurse takimi i ketij  viti,  u radhit viti i tretë i manifestimit  tradicional.

 “Unioni Artistik Kulturor”  i këtyre tri fshatrave që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh. Kjo datë u  shënua me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive qe po mban aktual dashurinë për vendlindjen,për kundër Komunës së Prishtinës qe i ka qitë fare në harresë këtë lokacion  shumë me vlera strategjike, por edhe ekonomike për Kosovën...

Image

1. Pjesëmarrëse në program ishin:

1. Asllan Dibrani organizator nga (Dabisheci)-Diaspora,hapi programin i përshëndeti të pranishmit  dhe foli në emrin e Unioni Artistik Kulturor  të këtyre tri fshatrave ,u  uroj mirëseardhjen dhe udhëhoqi moderimin e këtij takimi kulturor.

Për ti respektuar dhe nderuar  dëshmorët tanë Azem Babiqin dhe Salih Matoshin,foli ne pika te shkurta  z.Asllan Dibrani dhe i ftoj një minute heshtje të mbahet për  ta.

2. Shoqëria Kulturore Artistike „Zëri i Kosovës nga Fushë Kosova, 

3. Selvete Bajrami këngëtare nga Hajkobilla

4. Rizah Selimi këngëtar  nga Hajkobilla

5. Gani Demolli rapsod nga Gllogovica , me grupin  Hamdi Beka ,Milazim Llapi, dhe Nexhmedin Rushiti 

6.Ilmi Beshiri rapsod këngëtar nga Svirca 

7. Fadil Dibrani instrumentalit,inxhinier ne Elektro-Kosovë  dhe ish luftëtar  komandues nga Dabisheci  me ekipin  Sokol Dibrani dhe Festim Dibrani

8. Ismet Berisha po ashtu këngëtar  

9. Grup rapsodësh te këtyre tri fshatrave   me një entuziazëm te madh  vazhduan këngët e tyre kushtuar këtyre trevave.

10. Klubi i Boksit  “Gollaku “ i udhëhequr nga Besim Ibrahimi me bashkorganizim te Latif Demollit  trajner ndërkombëtar nga Gllogovica.   

11. Për melosin dhe folklorin  e kësaj ane  foli studiuesi z.Zymer Neziri qe dha një vlerësim shumë pozitiv

12.Ramadan Dibrani  foli për rolin e ketij takimi si të domosdoshëm në  emrin Unioni Artistik Kulturor  të  këtyre tri fshatrave si përfaqësues dhe organizator i Diasporës.

13.Ilaz Haziri nga Hajkobilla , foli në emrin e Këshillit organizativ  të Unioni Artistik Kulturor i tri fshatrave dhe organizator nga Hajkobilla,Drejtor në Gjimnazin “Eçrem Çabej” në Prishtine  ku shpesh rezervoj zyrat e kësaj shkolle për organizimin tonë.

14. Në emër  të mësuesve  dhe veteranëve të arsimit  foli z.Fazli Maloku. 

15. Garat  u zhvilluan në  disa disiplina sportive.

 Këshilli  i udhëhequr nga Diaspora  nga: Ramadan Dibrani , Sokol  Sadiku dhe Asllan Dibrani, ishin po ashtu edhe   donator që mbuluan shpenzimet e këtij  manifestimi kulturor.

Autobusin për  Transportin e udhëtareve e bëri   Remzi Hajdini nga Gllogoivica.

Aty u takuan shume bashkatdhetar qe erdhën edhe nga Amerika  e largët dhe Evropa. Tubimin e përcollën edhe disa media,  por ma kryesoret ishin RTK dhe TV 21, qe dhanë  kronikë  informative përmes lajmeve qendrore të mbrëmjes.

Bisedën qe patëm me  zotin Ejup Hysenin dhe disa përfaqësues  zyrtar  te kësaj ane   shprehen pezmin e mungesës së kushteve   minimale  dhe u zotua se  do ti drejtohen serish  Komunës se Prishtinës dhe institucioneve tjera për ta ndihmuar këtë vend. Po, pati edhe biseda  nga një grup biznesmenësh për ndonjë projekt   kushtuar këtyre tri fshatrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat