Përrallë mbi përrallë

Kultura

Përrallë mbi përrallë

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:24
Fatmir Lohja

 Përpara fushatës së zgjedhjve qendrore, në qëndren e katundit Shkozë ,u mblodhën  gjindja me maç ,edhe me kuç, me qëllimin për të përcaktuar si komunitet:” Çfarë do t’i kërkojmë  partive politike, për t’u dhënë votën kolektive.” Në kry të vendit qendronin  tre pelq, të cilësuar unanimisht, si më të diturit në  katund.

Folën me sira i madh, edhe i vogël.Doli mëse i qartë shqetësimi,se politkanët premtojnë gjithfarë gënjeshtrat përpara fushatës, dhe zhduken  nga shkopi magjik,pas ditës se votimeve. E lanë për  në fund plakurtin Vasil. Ai  ju sugjëroi ,ta dëgjonin një përrallë,  më pas ta merrnin vendimin fshatçe. U miratua njezëri ideja e tij. Në shesh ra një qetësi absolute,kur  nisi plakurti të tregojë.

Një herë e një kohë,në një fshat,politikanët ndertuan një xhami.U inagurua me shumë ceremeni,por brënda nuk hynte asnjëri.Arsyeja ishte e thjështë. Banorët nuk i njihnin  ritet e fesë  islame.Urgjentisht u soll një hoxhë, që kishte mbaruar shkollën,në një  fakultet teologjik,  me emër të mirë,në Arabinë e largët. Punën e nisi me deshirë , me pasion,por pak me mendjelehtësi.

U mësoj unë, - premtoi hoxha i entuziazmuar.-Tani do të vemi në xhami dhe,ç’të bëj unë,do të bëni edhe ju.

Hoxha përpara,pas tij katundarët,u futën në xhami. Në krye të vendit,pranë një dritare, rrezitej një dac për qejfë të tij.

Pis.Pis.Daci ik!- u mundua ta largonte hoxha dacin,me përkëdheli.
Pis.Pis.Daci ik!-  ushtoi xhamija nga banorët.
Pusho mor gomar!- ju drejtua hoxha me zë të ulët,njërit që kishte përbri.
Pusho mor gomar!- ushtoi xhamija nga kori.
Jo çdo gjë do  ta përsërisni!- urdhëroi hoxha .
Jo çdo gjë do  ta përserisni!- e shoqëruan përsëri.

Hoxha u nxeh shumë.E pa që atë  grixhë  nuk e bënte zap. Me nervozizëm mori të dalë jashtë faltores.Nga nxitimi i ra me kokë   derës hyrëse, meqë ishte i gjatë.

Një këtë gjë nuk do ta bëjmë!- dhe  njëzëri banorët morën vendim kolektiv,për të mos e ndeshur kokën te dera.

Nga ajo ditë hoxha i Arabisë nuk u pa më në katund, e mbylli  plakurti rrëfenjën e vjetër.U ndez debati nga më i   madhi, tek më   i vogli. Me eskpresioniste ishin kryetarët e shumta të shoqatave të grave. Më të qetë të gjithditurit, kryetarët e partive. Rinia,si rinija, nuk e mbante vendi,për të  thënë fjalën e tyre. Shumë banor bënin sehir,sepse dielli i pranverës po ju kënaqte çdo qelizë. Në fund ia dhanë fjalën  plakurtit Vasil:” Ju e përmendet vetë deshirën  tuaj. Jam në një mendje me ju. Kush parti do të na ndërtojë një qendër zbavitëse në fshat, asaj t’i japim votën totalisht!”

E miratuan  kërkesën fshatçe,duke ngritur  duart lart.Kryetarët e partive dhe shoqatave e morën shenim,për ta çuar fjalë për fjalë  lajmin në qendrat respektive. Kuvendi u shpernda,si asnjëherë tjetër, me entuzizëm nga të gjitha palët.

Filluan të vijnë përgjigjet nga Tirana.E para që thënia standart,në tilla situata:”Do të ndërtojmë më të bukurën në Gadishullin Ilirik,pasi të mbarojë fushata elektorale.”Me të tilla përgjigje nga kryeqyteti ,pleqtë buzëqeshnin, ndërsa të rinjët gajaseshin  në kolektivitet.U duk se fshati ra në qetësi.As kryetarët e partive në katund,e as nga kryeqyteti nuk u pa askush.Ditët po i afroheshin ngjarjes së madhe.Foristradat luksoze,një e nga një,me shumë pak zhurmë, filluan të duken në katund.Lajmsit deklaronin se në tubime do të vinë  përsonalisht kryetarët e partive,për të marrë zotime.

 Përveç ingjinjerit ,me projekt e preventiv në duar ,as fëmijët nuk i gënjenin  të shkonin në takime.Më pas u premtuan gënjeshtrat e zakonshme:”Nuk ka kohë ,por ju premtojnë se do e ndërtojmë pas zgjedhjeve!”I gjithë fshati në kor përgjigjej :”Kemi shtatë muaj që ju kemi dërguar fjalë.” Ju  premtojmë se  do ju fusim në punë të gjithëve! “Kemi aq punë sa nuk po e përballojmë.”Ju sjellim emigrantë sirian për fuqi punëtore!Nuk e  bëjmë Shkozën si Franca,që me tre francezë doli kampion botë në futboll.”Sa kilogram miell  kërkoni për frymë?Me grurë po mbajmë edhe shpend e egra,për të vënë në jetë moratoriumin ,e mbrojtjes se shpendëve dhe kafshëve të egra.”U premtua uji,dritat,ndihma ekonomike për çdo shtëpi, e gënjeshtra të tjera,sa të vjetra,e sa te reja  ,që nuk i  kaperdinte  më askush.

Partitë filluan të nervozoheshin,se  e shihnin se   ju ndeshi  sharra në gozhdë.Të ashtuquajturit  antikomunistë, u distancuan prerazi:”Nuk ndërtojmë vatra kulture si në komunizëm.”Një zëri fshati: “ Kërkojmë qendër zbatvitëse ku të takohemi me pleq edhe të rinjë,çdo ditë,për të përcjellë trashigiminë .Eeeedhe në kohën e fushtave elektorale,të mblidhemi për telhallëk, për të dëgjuar të nderuarit kryetarët e  partive.”

Mjeshtrat e votave, jep e merr me qendrat, se nuk po kuptinin  ,se  kujt do të ia jepnin votën i tërë fshati. Sekseret politik qenë avulluar.U organizuan tubime partiake , përgatitore,për të ngritur entuziazmim e elektoratit,përpara se të vinin vetë kryetarët e partive.Përveç shpendëve dhe kafshëve shtëpijake,të banesave pranë qendrës , as barinjët nuk u qasen.

Pesë ditë përpara zgjedhjeve,një kandidat i pavarur,me shumë makina luksoze arriti në Shkozë. U takua me ingjinerin,se nuk shihej asnjë tjetër.Nuk biseduan gjatë në këmbë.U ndanë duke u puthur  në faqe me shumë dashuri. Ingjinjeri  hapi fjalen i gëzuar në Shkoze, se të nesermen në mëngjez do të  fillojnë punimet për qendren argëtuese.

Pa mbaruar piketimet arritën mjetet gërmuese.I gjithë fashti bënte sehir duke ndjekur  germimet nga eskavatorët e fuqishëm.Në ditën e votimeve nuk vazhduan punimet. Shkozarët votuan qind për qind ,për kandidatin e pavarur.Pas zgjedhjeve nuk u pa asnjë punëtor,sa për të bërë be. Vendasit,i justifikonin,se punëtorët nuk kanë ardhur në punë, se po festojnë më gjatë,meqë  pronari i tyre është zgjedhur për herë të parë deputet. Xha  Vasili ,në vazhdimësi, e këshillonte ingjinjerin, për të  marrë masa, për çdo të papritur.

Në kryeqytet, partitë e mëdha,akuzonin njëra-tjetren për vjedhje masive të votes. As nuk është parë,e as nuk është dëgjuar më përpara,që edhe kryetarët e partive në katund,nuk kanë votuar për partitë e tyre.Nga këto grindje politike shkozarët gajaseshin me politikanët e Tiranës.

Në një natë pa hënë,e gjithë Shkoza u ngrit në këmbë. Mekanizatorët, per terr , kërkonin të merrnin makineritë. Ishte xhaxha Vasili,që e parashikoi këtë poshtërsi. Kjo qe arsyeja që ingjinjeri e pati të lehtë për të ngritur menjëherë  të gjithë fshatin në këmbë.Ne fillim ju drejtuan me fjalët:”Pis.Pis. Mekanzitor ikni me të mirë!” Meqë ata ngulnin këmbë, për të zbatuar urdhërin e pronarit,i përcollën me dajak shembullor.I këshilluan të mos vinin më në fshat me këto mend,se Perëndija e di se çfarë mund t’u ndodhë.

Deputeti i pavarur nuk gjente kohë për të shkuar në Shkozë,prandaj makineritë nuk vinin poshtë. Në fshat arriti edhe Policija e Shtetit.U kthyen mbrapsht se i bindi komuniteti.Deputeti i pavarur  kërkonte të merrte fjalën në faltoren e parlamentit,për të bërë prezent shqetësimin  me shkozarët. Si pozita, edhe opzita ,nuk i jepnin mikrofonin,se ia kishin inatin ,per   vjedhjen  votave masivisht.

Erdhi vjeshta me shira shumë,natyrisht kanalet e themeleve u mbushën me ujë. Eskavatorërve u humbi shkëlqimi,sepse ndryshku i shtrinte mezastazat në trup, çdo ditë.  Meqë nuk po merrej vesh me fshatarët,deputeti i nderuar, çeshtjen e holli në gjygjë. Këshilltarët i sugjeruan,se i binte më lirë,edhe më mirë, të merrej vesh me shkozarët,se sa të vazhdonte kalvarin në gjykata.Ai,në vazhdimësi,deklaronte me zë të fuqishem:”Kam para me thasë,por jam burrë me namuz.  Kur nuk e mbajnë fjalën 139 deputetë, pse ta mbaj unë? Çfarë me dini mua, se jam më naivi në faltoren e parlamentit?”

Me hapat e breshkës gjygjet ngjisnin shkallët në gjykata. Gjykatësit, megjithëse i pëlqenin eurot, e afruara nga deputeti i nderuar, nuk viheshin ballazi me zemërimin kolektiv. Ne tre shkallët e gjykatava doli i njëjti vendim;”Të mos leviznin makineritë pa mbaruar punë!”Iku dimri,erdh pranvera deputeti i nderur nderronte dyert e gjykatave,ndersa në Shkozë u mor vendimi kolektiv.Me makineritë gjendje ta ndërtonin vetë qendrën argëtuese. Mekanizator duarart gjendeshin me shumicë në katund.

Gjykata Kushtetuese e ktheu çështje përsëri në shkallë të parë.Avokatët e quajten sukses këtë vendim,ndërsa financjerët kapnin kokën me grushta,nga  shpenzimet e kota maramendëse.Kur kaloi viti,meqë nuk fitoi në atdhe,deputeti i nderuar ,e çoi çeshtjen në Strasburg. Gjykatësit europianë,nuk e rregjistruan si çeshtje,se me çfarë panë në letra,krijuan bindjen se kishin të bënin me një politikan mashtrues.

Qendra argëtuese funksionon përditë,duke i mbledhur banorët me gëzim. Eskavatoret e ndryshkur,qendrojë jashtë si objekte  muzeale,që tregojnë historinë e ndërtimit të godinës që kanë përbri.Turistët e huaj i fotografojnë shumë,sepse  gajasen kur dëgjojnë historinë e tyre.Partitë politike nuk qasen më në Shkozë, sepse në evidenca nuk u del asnjë militant.

Nga kjo eksperiencë fshati  ka i marrë vendimet e veta:” Në çdo zgjedhje, fshatçe, do të caktohet kandidatët që do t’i përfaqësojnë.Detyrimisht ai, ose ajo,që merr përsipër përgjegjësinë ,duhet  të jetojë në Shkozë,për të dhënë llogari çdo ditë për punën që bën në favor të elektoratit. Ajo parti politike ,që i pranon kërkesat e tyre,e ka të sigurtë votën kolektive, në kutite e votimit,pa u marrë as  me gënjeshtra të vejtra, edhe as me  të reja.Ai kryetar partie ,që nuk i pranon këto kushte, do të pritet, e do të përcillet në kori:” Pis.Pis.Ik  me të mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat