Ajo turret pas burrave e unë pas grave

Kultura

Ajo turret pas burrave e unë pas grave

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 10:42
Kalosh Çeliku

Pranverë. E kalova Natën në “Premiumi”

Mes shtambave me verë. Pagjumësisë.

Në mëngjes e pushtova Prishtinën në gjumë

Njeri të gjallë në rrugë. E përqafova një Buçë.

Hi-hii-hiii. Askushi më dha një trëndafil…

(Jetë lugati)

E marr në telefon. Paradite

Alo, mirëdita! Ulkoja?

- Alo, Ujku - më përgjigjet.

Po, i them. Ende je në gjumë?

- Ja, u zgjova. E pres radhën në banjo.

Jeta, i them të kaloi në gjumë

E bënë ende jetën e Lugatit.

- Po, qeshet. Bëhu viktima ime

Gjithë Natën të t’i ha: qafën! Veshët.

 

O Imzot, i them: sa jam i pafuqi! Që, sa

Çel e mëshelë sytë të bëhem viktimë…

 

(I ngopur me heshtje)

- Ti, më tha je hermetik. Qesha

Jo. Unë jam enigmë. Ujk Mali.

Të gjithë më mohuan. Edhe unë:

Të gjithë i mohova. Dhe, Shava.

Cuca Boheme më ringjalli. Ngriti

Nga varri. Nuk guxon, më tha:

- Të vdesish pa u njohur me mua.

Lamtumirë pa më thënë. Tungjatjeta

Në librin: "Loja e syve". Nën Rrap…

 

(Ngushtë për tu shtrirë)

E dëgjoj “Hej Xho” të Xhimi Hendriksit

Diskun që ma dhe Ti, Dje. Shpërblim

Për mjeshtër në poezi. Dhe, Dashuri.

Ngushtë sonte për tu shtrirë në shrat

Dhe, kthehem vite më parë në “Gërmi”.

 

Dëshprohem. Nuk është ai Qytet historik

Ajo “Gërmi” me pemë. Edhe gra azgane.

Që, natë e ditë si student më jepnin gji…

 

 

(Unë s’di gjë)

Shpesh më pyet për Miken:

- Është e prapë në shtrat?

Vjeshtë. Gjethin kur e ka në dorë?

Unë i përgjigjem: s’di gjë.

 

- E, a është Ajo Cuca Boheme.Poezi

Loti i së cilës të ringjalli nën Rrap?

Unë s’di gjë. Vërtetë është e prapë.

 

Shtambat e Tua i ruaj për Dimër…

(Edhe një qiri

për Lejdin Di)

 

Gjatë Netëve gjata erotike të poezizë korçare

E vizitova vendlindjen e dytë. Korçën.

Dhe, vendvdekjen historike. Voskopojën.

Hyra në kishë me poetë. I ndeza dy qirinj:

Një për Miken. Një për Cucën Boheme.

Paprtitmas, m’u afrua një poete azgane

E më tha: Me një qiri nuk ndizen o burrë

Më shumë se dy, përpara Shën Mërisë!

 

Plumb iu përgjigja: Unë jam Poet bohem

Lotët e Shën Mërisë nën Rrap i ngrej dolli.

Edhe gjakun e Isu Krishtit, sonte me poezi.

Harrova të ndez edhe një qiri për Lejdin Di...

 

(Vogëlushja më tha:

Të dua pak)

Vogëlushja një ditë më tha: Të dua pak

Mikja të do më shumë. Cuca Boheme.

Nuk e xhelozoj Gruan tënde - Gruaverë

E di. Mikja e xhelozon. Edhe mua si poete.

Vështirë e kam të flas për Cucën Boheme

Ende nuk e njoh. Vetëm njëherë jemi takuar

Në „ Grand „. Gjithë kohën më vodhi me sy...

 

(Ndjekje me telefona celularë)

Ai u vonua. Ajo e priste në Tavernë

Kafe galeri, atë ditë „Koha“. Erdhi.

Shumë vonë. Ajo më kishte ikur

E kërkoi si burrat në telefon celular:

„Personi që kërkoni nuk ka qasje në rrjetë“.

 

Pas dy orëve: - „Alo, Ujku?“ Po, i përgjigjet.

- Ku je? Tri orë po të kërkoj nëpër Qytet

Ec shpejt! Të pres në hotelin „Iliria „!

 

Niset. E gjen në tavolinën ku rri Ai gjithmonë.

„Bejbi“, i thotë: Sot u binda se jam e çmendur

Gjithë këto burra të bukur nëpër Qytet. E unë

Të kërkoj Ty me orë. Babasheh je „Bejbi“.

Hajmali të fortë më ke varur për qafe. Që,

Nuk mund ta zgjidhin as njëqind hoxhallarë.

 

Ai pi një shtambë me verë. Ajo pi një çaj mali

E përfundojnë ndjekjen me telefona celularë...

 

(Dhe kështu e mashtrojmë

njëri - tjetrin atë ditë)

E dinte se, jam në Prishtinë. Tavernë.

Gjithë ditën më kishte kërkuar nëpër Qytet

Në mbrëmje kishte hequr dorë. Ikur.

 

Vonë e kërkova Unë me telefon celular.

- Ja, sa u ktheva në shtëpi. Jam e lodhur

Edhe nervoze. Nuk mund të dal sonte

Shihemi nesër! Natën e mirë, o Ujk!

 

Mirë, i përgjigjem. Dhe, ik në banesën

E një miku në kodër ta përcjell Natën:

Mes bretkosave. Dhe, Dy breshkave

Mes librave. Dhe, shtambave me verë.

 

Të nesërmen, Ajo e pi një kafe. Unë një verë.

- Ma blej një libër, m’thotë! Ia blej dy të tjerë.

Ujk, më thotë. Sot vërtetë bëre pak „sevap“.

 

Dhe, kështu e mashtrojmë veten. Njëri - tjetrin

Ajo turret ende pas burrave. E Unë pas grave...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat