Qeni i Asllanit

Kultura

Qeni i Asllanit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 1 shtator 2018 Në ora: 09:09
Ilustrim

Kur vdiq Asllani i Vushtrrisë

Qeni e priste n’prag të punëtorisë

 

E priste të zotin ashtu si gjithherë

Që ta përgëdhelte kafshën e mjerë

 

Kalonin njerëzit e shihnin me sy

Se si vuante qeni për mikun e tij

 

I shtrirë për tokë nuk pi as han

E kujton me mall pronarin Asllan

 

Struket në mërzi s’pranon ngushëllim

Për njeriun e dashur që iku n’amshim

 

Po qëndron Cuki pranë derës me rezë

Ashtu si dikur Hachiko - qeni japonez

 

Që përloti botën me sjelljet e tij

Kur e humbi profin pronarin fatzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat