Te lexuesit edhe një libër me vlerë letrare dhe shkencore të Ajete Zogajt

Kultura

Te lexuesit edhe një libër me vlerë letrare dhe shkencore të Ajete Zogajt

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:41
Kritika letrare Ajete Zogaj duke udhëhequr përurimin e librit “Jasharajt simbol unikët i vetëflijimit”a

Kjo shkrimtare, gazetare dhe kritike letrare ditë më parë doli nga shtypi  me vëllimi i tretë të librit me intervista  me titullin“ Dija si art dhe arti si dije”, e cila tani është emër i njohur, jo vetëm në fushën e gazetarisë por edhe të kritikës letrare dhe shumë e pranishme në shtypin ditor me biseda me personalitete të shquara nga historia, kultura dhe kritika letrare

Shkrimtarja, gazetarja, kritike letrare dhe punëtorja e vyeshme - Ajete Zogaj u lind  në fshatin Tërpezë të komunës së  Malishevës. Në Prishtinë mbaroi studimet në fakultetin filologjik- degën Letërsi dhe gjuhë shqipe. Punoi si arsimtare në shkollën  fillore  në komunën e Malishevës. Me vonë si gazetare në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Bota Sot”në Prishtinë,  Me vonë si gazetare punoi në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Iliria Post”. Një kohë punoi si - redaktore, në revistën për femrat “Zana” pastaj  “Zëri i shqiptarit” dhe “Zëri i qytetarit”. Me prozë dhe me poezi kjo shkrimtare, gazetare e vyeshme filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore, ndërsa me botimet e para i bëri  në  revistën “Pionieri”,“Kosovarja”, e më pas edhe në revistën për art dhe kulturë “Haemus” në Rumani, si dhe në disa gazeta të Tiranës e të tjera. Për punimet në prozë dhe poezi disa herë është shpërblyer me mirënjohje dhe shpërblime të tjera. Tani kjo gazetare, shkrimtare, kritike letrare, punëtore e vyeshme punon në Bibliotekën Kombëtare  në Prishtinë, në sektorin e pasurimit. Kjo shkrimtare në shkrimet e saja shpalos botën e vete edhe të tjerëve për të gjetur kuptimin që ka për jetën, për dashurinë, për fatin, për të ardhmen. Andaj secili shkrimtar në mesin tyre edhe Ajete Zogaj si shkrimtare, gazetare dhe kritike letrare përpiqet të gjeje shprehjet e veta të konsoliduar, e cila e tregon natyrën dhe temperamentin e saj krijues. Andaj, bota që na rrethon dhe në të cilën jetojmë është e mbushur me gjëra të dashura dhe të padashuria, të çmuara dhe të pa çmuara, të pranueshme dhe të pa pranueshme e të tjera, prej nga mundohem ta kuptojmë ekzistencën tonë dh mënyrën se si të jetojmë të lumtur dhe pa brenga- na rrëfeu kjo shkrimtare, gazetare Zogaj e cila para lexuesve  ëllimi i tretë të librit me intervista  me titullin“ “Dija si art dhe arti si dije  III”.  Kjo shkrimtare, tani më është emër i njohur jo vetëm në fushën e gazetarisë por edhe të kritikës letrare - e cila është shumë e pranishme në shtypin ditor me biseda me personalitete të shquara nga historia, kultura dhe kritika letrare. Gjithashtu, vështrimet e saj për libra e botime të ndryshme zënë faqet e periodikut të përditshëm, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë hapësirës së saj gjeografike.

Drita e amshuar e artit vjen nga vendlindja

Pjesë e këtyre paraqitjeve bë shtypin e kohës është edhe ky libër që po i dhurohet lexuesit dhe po e  begaton zhanrin e librave publicistikë tek ne. Në këtë vëllim janë përzgjedhur disa nga bisedat e zhvilluara me personalitete që kanë bërë emër të cilët kanë lënë dhe po lënë edhe tani gjurmë në fushën e kulturës, të letërsisë dhe të shkencës. Bashkëbiseduesit e këtij vëllimi janë profesorë, studiues, historianë, botues, shkrimtarë, përkthyes letrarë, barinj shpirtërorë, të cilët janë të njohur në hapësirën gjeografike shqiptare dhe jashtë kufijve të saj.

Image
Kjo shkrimtare, gazetare dhe kritike letrare doli nga shtypi me vëllimi i tretë të libri me titullin “Dija si art dhe arti si dije”

Në Fjalën paraprake, autorja Ajete Zogaj, orienton lexuesin për përmbajtjen e librit dhe personalitet të cilët një jetë të tërë ia kushtua artit të fjalës ku letërsi shqipe të lexuesit solli studime  e me vlera të larta  shkencore e cila pasuroi edhe me vepra origjinale, prozë e poezi. Duke lexuar bisedat e përfshira në këtë libër, lexuesi do të mësojë shumë të pathëna shkencore për veprën e De Radës, për veprën tonë të parë të botuar “Mesharin” e Gjon Bdek Buzukut, një herit poeti ynë i parë, për Psalmet, origjinalitetin e Pjetër Budit si poet e prozator -biseda me Anton Nikë Berishën, apo për prijësit fetarë të mishëruar me dije, me kulturë, humanizëm e atdhedashuri, duke qenë në shërbim të njerëzve e të mirës së përgjithshme, do të shprehej Atë Pashko Gojçaj vikar përgjithshëm i Argjipeshkvisë së Tivarit, gardian i Kuvendit të Shna Ndout të Tuzit dhe poet.

Se kombi ynë pati figura të ndritura gjithandej globit, është edhe shembulli i Hoxha Tahsinit rektorit të parë të Universitetit të Stambollit, i cili që atëherë tek studentët e tij mishëroi idenë se orientimi i botës së qytetëruar është orientimi properëndimor. Për këtë figurë të shquar, lexuesi mund të njihet në bisedën e zhvilluar me Manushaqe Halilin, stërmbesë e tij. Përmes bisedave të përfshira në këtë libër, lexuesi do ketë mundësinë të mësojë e të ‘komunikojë’ me veprat e poetëve Agim Mato e Sabit Rrustemi, me tregimtarin Lazër Stani, me seminaristë a albanologë për pikëpamjet e tyre për gjuhën shqipe, për përshtypjet e tyre për Kosovën, pastaj me intelektualin e njohur arbëresh, autorin e disa veprave, papas Antonio Belushi,me arbëreshin tjetër, Zef Chiaramonte, pastaj me studiueset  Anaa Capitanova dhe Carrie Ann Morgan, e të tjerë.

Shkrimtaret shqiptare janë emra të njohur, jo vetëm në fushën e letërsisë, gazetarisë, por edhe të kritikës letrare

Se historia jonë duhet pasuruar me argumente të qëndrueshme, shkencore, të ndriçohen faktet shkencërisht, të përmirësohet aty ku është shtrembëruar, e thotë Sabile Keçmezi-Basha. Në bashkëbisedimin me studiuesen dhe përkthyesen Albana Alia, shestohen një varg çështjesh me interes për lexuesit, jo vetëm nga fusha e përkthimeve, por edhe nga studimet dhe jetesa e saj në një familje të përzier.  Shpalosje letërkëmbimi me poetin e ndjerë Agim Spahiu, por edhe mallëngjimin e një krijuesi mërgimtar.

Pse “pikëllohen zogjtë” rrëfen shkrimtari dhe botuesi, Ramadan Mehmeti; për pleqnarët popullorë dhe veçantinë e pleqërisë, flet prof. Mehmet Rukiqi, ndërsa për sfidat e sukseset e një gruaje udhëheqëse, Nurie Avdiu.

Bisedat e këtij libri, të cilat i jepen lexuesit, nuk do të realizoheshin pa gatishmërinë dhe përkushtimin e bashkëbiseduesve, të cilët, krahas ndriçimit të botës e të punës së tyre, shpaluan dhe dukuri të rrjedhave të jetës sonë që si trashëgimi do t’u përcillen brezave që do të vinë. Një falënderim e mirënjohje e veçantë i takon bashkëbiseduesit, profesorit e studiuesit, Anton Nikë Berisha, për vërejtjet, këshillat e ndihmesën profesionale që më dha në përgatitjen dhe shtjellimin e këtij libri.

Libri u botua në përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Rozafa” ka dyqind  e tridhjetë e dy faqe. Pra kanë kaluar nëntë vite nga botimi i vëllimit të para, një vit ma pas vëllimi i dytë, me të njëjtin titull, me biseda me krijuesit letrar dhe artiste. Të dy këto vëllime u pritën mirë nga lexuesit dhe adhuruesit e kulturës dhe të gazetarisë, meqë së në ton shtroheshin e vështroheshin dukuri të rëndësishme dhe aktuale të botës sonë e të vetë bashkëbiseduesve- na tha në fund  të bisedës shkrimtarja, gazetarja, kritikja letrare Ajete Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat