Hardh Fest promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë

Kultura

Hardh Fest promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:57
Hardh Fest

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.

Legjenda botërore e muzikës Rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – me datën 8 Shtator.

Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator. Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.

Ndërsa, më datën 8 shtator do të performojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. Më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.

Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat