Vit kobi

Kultura

Vit kobi

Nga: Neki Lulaj Më: 7 shtator 2018 Në ora: 07:50
Ilustrim

(Në vitin 1967 eshtrat e Gjergj Fishtës dhe të Dedë Gjon Lulit u hodhën në Drin)

Ecën kortezhi me sy të shqyer nga urrejtja

Veshur me pelerinën e mëkatit shekullor

Me kosën e xhelatit rivjen sërish vdekja

Nxjerrin nga dheu i parajsës Gjergjin dhe Gjonin.

 

Lidhur sytë me shaminë e turpit nga koha zezuar

Nën urën e psherëtimave kukuvajkat

bëjnë mëkatin

Qyqet varret i hapin në vaun pa va

mes valëve të tërbuara

e Drini po e ban kukamën e mortit mes malit.

 

Sonte tinëzisht edhe Hënës ia verbuan sytë

Mjegulla zbriti butë-butë mbi çatinë e kishës

Eshtrat nga duart e xhelatëve marrin rrugën e Drinit

Loton e dënes nga muri Rozafa në mes të ditës.

 

 

Nga ky mëkat dolën filizë e rrënjëve në gjinj, në Arbëri.

Dy thasë me eshtra-diamantë i hedhin në terrin e zi.

 

 

 

Vala e turbullt e Drinit hapin gojën si ulkonjë e tërbuar

E zanat ulurijnë fluturimthi nga kjo çmenduri

Ofshajnë Tringa e Eufrosina nga shpirti i trazuar.

Loton Genti kur sheh këtë rrugëtim tragjik.

 

Tingëllimë lëshon Lahuta e Malcisë me  Fishtën me veladon

E shtiza e flamurit te Dedë Gjon Lulit fluturon mbi Kosovë

Turpin s’e lan bora,

mëkatin s’e kapërdin bota…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat