Nusja e Kosovës në mediet ndërkombëtare, The Times e zgjedhë foto të ditës

Kultura

Nusja e Kosovës në mediet ndërkombëtare, The Times e zgjedhë foto të ditës

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:26
Nusja e Kosovës

Gazeta prestigjioze “The Times”, sot, ka publikuar disa fotografi të zgjedhura si fotografi të ditës. Në mesin e fotografive të zgjedhura është edhe fotografia e fotografit, Armend Nimani, shkruan KultPlus.

Në këtë fotografi shihet një nuse nga Kosova e cila është stolisu sipas riti të stolisjes së nuses ilire, 

“Fytyra e nuses së Kosovës është pikturuar me vija në formë rrethi me ngjyrë të arit, që simbolizojnë ciklet e jetës në një traditë shekullore”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë.

Më poshtë mund të gjeni versionin online të gazetës “The Times”. Aty mund të shihni edhe disa fotografi të tjera të cilat janë realizuar në vende të ndryshme të botë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat