Është ujku

Kultura

Është ujku

Nga: Agim Hyseni Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Për ujkun me emër

Derën e shtëpisë

Nuk e hapi vetëm

Bia

E lamë hapur ne

Nga kjo anë, nga ajo anë

Bijtë nga shtëpia.

E zeza shëtit si n’shtëpi t’vet

Ku shkel shkrumbon e del gur

Për t’a ngritur edhe një mur

Që nuk shembet kurrë.

Dita ime

Dita ime është mollë e verdhë

E ndarë përgjysmë

Gjysmë e ndarë përgjysmë

Gjysma e gjysmës përgjysmë.

Mos më pyesni

Pse këndoj.

Një natë si kjo  

Më shikoni sikur njihemi

Sikur jemi parë

Një natë si kjo

Njëmijë vjet më parë

Dilni nga mjegulla si nga pasqyra

Me të njëjtat fytyra

Ka ndërruar vetëm ngjyra

Dëgjoni  

Dëgjoni

Dëgjoni ujkun si ulërinë

Ditë e natë

Nga frika
Se mbetet vetëm. 

Ulërimë  

Ujku në këmbë ulërinë.

Tufë, tufë

Ne ulë rrimë. 

Fole një fjalë

(Fehmi Aganit)

Fole një fjalë

Profesor

Fjalë që shëron,

Kurrë s’kemi pasur më pak

Kurrë s’kemi pasur më shumë

Plagë kur çdo unazë lëngon.

(Fragment nga poema Fole një fjalë, 1999)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat