“Psycho” horror psikologjik

Kultura

“Psycho” horror psikologjik

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 shtator 2018 Në ora: 07:12
Kopertina e librit

Romani horror “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi nuk flet për fantazma, zombie, por për vrasës serial, kanibalizëm dhe shumë tmerre. E veçanta në këtë libër është tmerri psikologjik i cili luan me psiken njerëzore. Në fillim nuk ka skena shumë me gjak, por në palcë ta ngulitë frikën. Përveçqë  ngjanë me horrorët Amerikan ka ngjashmëri edhe me ata Aziatik. Andaj, edhe romani prek majat e horrorit.  Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Të duken si i çmendur? Nuk jam i çmendur, i kuptoj mirë gjërat dhe shfrenimi nuk është veç për sot dhe nesër, është i nevojshëm përherë. Është diçka nga më të mirat e ardhmërisë. Ata që kanë mundësi e bëjnë, kurse skllevërit vazhdojnë të skllavërohen për të shfrenuarit. Tash cilën do zgjedhje ti? Skllavërinë apo shfrenimin? Ndoshta edhe lirinë? Unë vendos këtu. Derisa të pushtohet bota nga shfrenimi, unë do ta bëj të tashmen zonjë, ndonëse ndonjë zgjidhje, dhe e kuptoj që është e përkohshme. Ta pres gishtin tjetër? E sheh si të rreh zemra, veç me një paralajmërim të vockël. Njeriu jeton në frikë të tmerrshme nga dhimbjet që i sjellë jeta. Po apo jo? Duroji zonjë, duroji!. Të marr sëpatën e vogël sepse ajo me një goditje ta pret dhe dhimbja është më e lehtë. Ja. Ma jep dorën, mos rezisto sepse për lirinë tënde e vendos unë. Unë sot jam Zoti yt dhe i krejt njerëzve. Shtrije gishtin e mesëm zonjë. Ashtu. Sa bukur shkëputet dhe gjaku derdhet pandërprerë. Prapë i ra të fikët. Ta lidh gishtin ta ndal gjakderdhjen. Mund të humbasë shumë gjak e të  vdesë shpejt...”

Librin mund ta gjeni te libraria “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat