Dardhat e Dardanisë - Bota Sot
Dardhat e Dardanisë

Kultura

Dardhat e Dardanisë

Nga: Dr. Muhamet Aliu Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:00
Dr. Muhamet Aliu

Përmes megallomanisë politike, në transin e fushatave, e sidomos në orgjitë ekstazike të fitoreve në zgjedhje, arsya bie.

Pikërishtë në kulmin e entuziazmit, e në minimumin e arsyes, shpejtë veprohët dhe manifestohët.

Manifestimi është i dukshëm.

Fishekzjarret e bëjnë telallin.

Veturat prijnë,vazhdojnë maunat me fuqinë e sirenave. Traktorët me gjithë pluhërin e baltën e arave  aty janë.

Bujqit pa tjetër, me sirena shtesë, ata që kanë marrë subvencione 2 cent për litër të karburantit duhët ti arsyetojnë me prezencë.  

Tupanxhijtë e dinë vet,  gjithëherë në krye të detyrës, nuk e dinë kush ka fituar, por tupanit i bien.

Presing.

Zhurma , tymi, era e ndjersës, avuj birre e alkooli  e sjellin letargjinë e  gjumit të ditës.

Zgjimi është i turbullt!

Pas një muji, sa afrohët dita e pranim dorzimit, fillon dëshprimi.

Deklaratat e para janë për arkat e zbrazura dhe për borgjet e mëdha që gjetën.

Edhe do të bëjnë ndonjë gjë, se s’bënë.

Këta i quajn projekte.

Sheshet i kan nda me parti. Për të mos dalë skajshmërishtë banal, në vendë të viave ndarëse në tokë, këta kan vu një foto nga lideri, ose një statujë e cila shkonë “paralel” me sivinë e liderit partiak.

Bëhët luftë për çdo metër katrorë nga kjo sipërfaqe. Prandaj nga një ish rugë qyteti me dyqind metra gjatësi, e cila në të kaluarën,në mbrëmje ndalohej për komunikacin, për ta liruar për të shetitur qytetarët (korzo), na dolën katër “Sheshe”

Sheshi i mandatit të ri , është sheshi fatlum,  do të shkëlqej, të pastrohët, me mobilizim shtesë edhe fasadat rinovohen, pjesa e domosdoshme e projektit është të ndërrojnë posteret-pano ose flamujt në shtizat e busteve sipas  origjinës politike.

Edhe pllakat janë të ndryshme si nga materjal, si nga dizajni, edhe si janë vendosur. Dallohën qartë sepse janë bërë për tu dalluar!

Ata që humbën e kanë gjithë kohën e duhur në dispozicion për tu ankuar për trashësinë e pa mjaftueshme të pllakave, ose për të bërë ndonjë “konstatim shkencorë” se pllakat paskan radioaktivitet.  Ky uranium  ka një kosto shtesë, prandaj qmimi është disa herë më i lartë.

E pra, edhe opozita nuk e ka lehtë!

Gjurmët në historinë e mandateve partiake thellohën edhe me hortikulturën e qyteteve.

Që nga Rrapi në Mashkullore, gjithandej nëpër qytete evropjane, në parqe e në sheshe mbillët bliri ose  rrapi.

Dorën në zemër, në qytetet tona jo rrallë është mbjellë edhe plepi.

Me vonesë e kuptuam që plepi qenka lisi më i prshtatshëm për sorrat.

Ndosha e pa planifikuar, por po del që pushtetarët paskan mbrojtur jo vetëm florën por kan zhvilluar edhe faunën. Cikli biologjik mbyllej pastaj kur sorrat plehronin plepat, qytetin, nganjëherë edhe qytetarët.

Zgjidhja doli nga një parti më akademike.

Nuk po e mbjellim Rrapin si në Mashkullore, për të mos lënë asnjë hapsirë për të na  interpretuar si  nacionalist.

As plepin, sepse plepi na qenka “lisi i sorrave”.

Ne e kemi pemën tonë than.

Dhe në sheshin kryesorë në mandatin e tyre politik mbollën dardha.

U ndërruan disa mandate,edhe pse jo të plota, dardhat në sheshë nuk u zhvilluan mirë, por ama e kanë simbolikën.

Nuk u rritën as për të bërë hije e gjelbërim, as për lule, as për fruta. Ato sot mbetën sikur fshesat e hallës Hatë, të pa zhvilluara në trung, me ca gjethe të vogla që  s’bëjnë hije as sa një ëmbrellë kineze, krijojnë fruta  mjaftueshëm për ti ushqyer  grajzit.

Akademikët, nga zyrat e partisë, jo nga akademia na shpjeguan se dardha na paskësh qenë pemë Dardane. Si e tillë është meritore për të qenë në shesh.

Nuk bënë asnjë shpjegim shtesë për shembull e  kujtë na  qenka molla, pjeshka ose qershia.

Nuk na thanë nëse këta të fisit  Dardan ishin të vetmit nga Ilirët, apo kishte edhe të tjerë.

Në territorin që po tkurët, duhët të jemi racional në të gjitha drejtimet.

Kjo bëhët me projekt!

Nga Rrapi, vazhduam me plepat, nga plepat me dardhat “Dardane”

Bënë studime edhe për kombin Shqiptar!

Akademikët tanë se përballojnë dot megallomaninë, janë modest pakë nga vetë natyra që kanë, e pakë nga jeta në universitet!

Ajo pjesa më akademike e akademisë bëri një propozim edhe më praktik. Meqë është problematike që nga kombi Shqipëtar të krijojmë atë Kosovar, ne do të merremi vetëm me fisin Dardan.

Projektin  bëmë ne, edhe dardhat i mbollëm, jo sikur ilirët, se ata i mbollën në fushë ne në sheshin me sfalt.

Ideolog e këshilltar të partive pa mandat kanë hallë të madhë. Cilën pemë do ta mbjellin kur të fitojn mandat Krasniqët, Gashët, Thaqjanët, Berishët, Kastratët , Sopjanët e Fise të tjera.

Mandati pa simbolikën në shesh nuk është fitore!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera