Erenstina Halili ëshë fituese e Orës së madhe letrare të “Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë…

Kultura

Erenstina Halili ëshë fituese e Orës së madhe letrare të “Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë…

Nga: T.S Më: 22 shtator 2018 Në ora: 20:04
Erenstina Halili, fituese e vendit të parë për poezi

Në manifestimin kulturor të “Domi Mikelit”, në Stubëll të Vitisë, sot, para një mase mjaft të madhe tëartdashësve të fjalës së shkruar, u dhanë çmimet për poezi më të mirëtë Orës së Madhe Letrare. Lexuan Me këtë rast, në orën e Madhe Letrare lexuan mbi 24 krijues. Pati krijues nga Tirana, Italia, Presheva, Kamenica, Prishtina, Vushtrria, Ferizaji, Gjilani, Vitia e mese të tjera shqiptare. Kësaj here, fitues të këtij manifestimi të Orës së Madhe letare, për poezi,është Erenstina Halili, poete nga Tirana, e  cila është fituese e vendit të parëpër poezi.

Ajo (Erenstina), tha se, në këto takime letrare është hera e parë që merr pjesë në këtë vend, Stubëll. Jam edhe e suprizuar, sepse shikoj njerëz jo vetëm që jetojnë nga arti,  se e duan artin, s’ka dyshim, por mbi të  gjitha janë pjesë e një historie të gjatë të Kosovës, siç është shkolla e parë shqipe në Stubëll, që është një pjesë e një histori shpirtërore, ku përmes Dom Mikelit dhe një pjesë e një aktualiteti Evropian, përmes përmes njerëzve, konkurseve dhe aktiviteteve tjera të shkencës apotë artit, njerëzit njihen dhe zhvillojnë identitetin e tyre. Unë jetoj e punoj në Universitetin e Tiranës. Poezia ime është një inmemorio kushtuar Dom Mikelit, që është engjulli ynë i shenjtë. Engjulli është nënë, babë, është mbi të gjitha, atdhe”.

Fituesit e vendeve të dyta e të treva janë: Sabit Rrustemi e Anton Guraqa (vendin e dytë), ndërsa vendet e tre i fitua këta kandidatë: Qibrije Demiri dhe Enfeleva Tafa nga Shqipëria. Në fund të këtij manifestimi kulturor, juria në fjalë  i shpërbleu dy veprimar libash, Prend Buzhalën me mirënjohe dhe Mendi Menxhiqin, po ashtu me nga një mirënjohje. Prend Buzhala tha dy fjaë se, jam i nderuar me këtë mirënjohe, sepse vepra ime përcjell mesazhe dhe referencë të fortë për paqë dhe për shkencën, në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat