Dudumët ende i mbaj gjallë me poezi erotike në qeveri

Kultura

Dudumët ende i mbaj gjallë me poezi erotike në qeveri

Nga: Kalosh Çeliku Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:52
Kalosh Çeliku

Dudumë, “kuqezi”! Rrugaçë, që ende edhe Sot

E kësaj dite, ju mbaj gjallë me poezi erotike:

Në “Çair”. Shkup. Prishtinë. Dhe, Shqipëri.

 

Dudumë, me vite më helmuat nëpër Taverna

Banesën, ma dogjët në “Çair”. Edhe “xhipin”

Përpara dritareve  të Shtëpisë. Para “Sabahut”.

Shtëpinë e Gruas besnike, mesdite në “Serovë”

Gjelbërim. Lule Kopështi. Jetë, në Shkup.

 

Edhe, e  vdiqët Gruan besnike. Gratë e mia Verës

I shtitë në varre. Radhën pres të zgjohem nga varri.

Penën rrok në dorë, varros juve si “patriotë kuqezi”

Me lule-lale e nderime, në Bibliotekën Kombëtare.

 

Dudumë, që moti kohë keni vdekur në Qeveri

E, Unë ende ju mbaj gjallë me poezi erotike.

 

Edhe, një  Ditë pres, Nesër: do t’ju varros në Histori…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat