Kësaj lirie duhet t’i gëzohemi

Kultura

Kësaj lirie duhet t’i gëzohemi

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Na erdhi liria e shumëpritur

E paguar me shumë djersë e gjak

Hej, a jemi të vetëdijshëm apo të krisur

Që ende s’po ia dimë vlerën aspak.

 

Sa herë që këto troje u sulmuan

Prej hordhive serbosllave

Plumbin me plumb e luftuan

Bijtë dhe bijat e nënave kosovare.

 

Çdo liri që me sakrificë fitohet

Duhet ta dimë që të gjithë mbarë

Edhe me gjak duhet të mbrohet

Nëse jemi vërtet shqiptarë

 

Kësaj lirie duhet t’i gëzohemi

Sikur dritës në fillim të agimit

E ne duhet nga gjumi të zgjohemi

Për ta ndjekur rrugën e përparimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat