Të dua më shumë se kurrë

Kultura

Të dua më shumë se kurrë

Nga: Jan Kosova Më: 28 shtator 2018 Në ora: 22:33
Jan Kosova

Vështroj nga dritarja një kullë ndërtuar prej guri
Brenga e kujtime sonte sikur më kanë rrethuar
Malli i shkretë prap 'më ka mbështetur për muri'
E shpirti i lënduar as sonte nuk është dorëzuar

Vështroj nga dritarja një kullë ndërtuar prej guri
Mendja më shkon te bjeshka e bekuar atje larg
Më mungon lahuta, më mungon fyelli prej druri
Më mungon Mirdita ime, lotët më shkojnë varg

Më mungojnë ato Zana, mrizave vetëm mbetur
Atje nëpër Malësi tash sa vjetë pyesin për mua
Prej se ju braktisa qetësi shpirti më s'ka gjetur
Mos më harro bjeshka ime, më shumë se kurrë të dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat