Mbahet ora letrare "Vjeshta poetike në Obiliq"

Kultura

Mbahet ora letrare "Vjeshta poetike në Obiliq"

Nga: Zymer Mehani Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:49
Në Kastriot, sot më 29 shtator 2018, në lokalet e KK të komunës u mbajt ora letrare “Vjeshta poetike në Obiliq”

Në Kastriot, sot më 29 shtator 2018, në lokalet e KK të komunës u mbajt ora letrare “Vjeshta poetike në Obiliq”, edicioni III, 2018.

Në kuadër të aktiviteteve letrare “100.000 Poetët për Ndryshime”, sot, në Obiliq u mbajt Ora letrare “Vjeshta Poetike në Obiliq”, organizuar nga Poeti z. Fadil H. Curri dhe DKRS-ja e Obiliqit.

Moderoi poetja Drita Kosumi-Syla, e cila në fillim të paraqitjes së saj, për fjalën e hapjes e ftoi z Fadil Curri, i cili mes tjerash të pranishmëve u uroi mirëseardhje, duke i falënderuar për kontruibutin e tyre me krijimet poetike dhe pjesëmarrjen në takim.

Z. Curri në vazhdim njoftoi se “Vjeshta Poetike” në Obiliq nisi më 2016, ndërsa Edicioni III, i sotmi është i veçantë, ngase ka për moto “Ta lexojmë një poezi për një fëmijë”.

Z. Fadil Curri pjesëmarrësit i njoftoi se për këtë manifestim kulturoro-letrar, më datën 8 shtator 2018, është shpallur konkurs në rrjetet sociale dhe në Radio Kosova, Programi II “Universi letrar”. Punimet për këtë takim poetik pjesëmarrësit i kanë dërguar në e-mail-adresën e z. Currit. Deri më 20 shtator, kur edhe është mbyllur konkursi, në adresë të z. Currit kanë arritur gjithsej 42 punime (poezi) nga e gjithë gjeografia e atdheut, por edhe nga diaspora. Sipas kritereve të shpalluara në konkurs, janë pranuar si të vlefshme 35 poezi.

Moderatorja  Drita Kosumi –Syla i ftoi me radhë pjesëmarrësit për t’i lexuar punimet e tyre, sipas këtij rendi:

1.Grupi i nxënësve nga SHF”Ibrahim Rugova” të Mazgitit me mësuesen Lindita Pllana: “Recital me motive atdhetare”;

2.Hajrush Redenica “Lamtumirë, trojet e mia!”;

3.Minire Rukovci “Shtëpi pa themel”;

4.Eda Shala (nxënëse nga Shkolla “Ibrahim Rugova”) “Adem Jashari”;

5.Naxhije Doçi “Yll i bekuar”;

6.Rrahman Hyseni;

7.Rudi Berisha “Lisat...”;

8.Izet Abdyli “Vargun...”;

9.Fatmir Halimi “Dheu i përgjakur”;

10.Diana Kastrati (nxënëse) “Në emër të dashurisë”;

11.Shaban Pllana “Sa herë...”;

12.Halil Preniqi “Shqiptar”(Çajupi);

13.Hazbije Brahimi “Askush”;

14.Erona Asllani (nxënëse) “Testamenti i mësuesit”;

15.Drita Kosumi-Syla “Akullorja”;

16.Sokol Braho “Mbi tokën e Arbërit”;

17.Nexhat Kodrolli (nxënës) “Simbol rezistence”(kushtuar Adem Demaçit);

18.Halil Xani “Kush shkon...”;

19.Ismet Tahiraj “Krah shqiponje”;

20.Raif Gashi “Dhunimi për liri”;

21.Shqipe Hasani “Hartë e pathyer”;

22.Azra Hashani (nxënëse) “Letër popullit tim”;

23.Rabije Bytyçi “Vesa e muzgut”;

24.Rrahim M.Sadiku “Ty që deshe një votër ta fikësh”;

25.Shaip Bllaca “Oqeani i jetës”;

26.Rexhep Halimi “Guri i rëndë”;

27. Milazim Kadriu “Molla e Kuqe”;

28.Erdi Curri (nxënës) “Duajeni librin”;

29.Zamira Korançe (e lexoi Rudi Berisha) “Çamërisë” ;

30. Lumturije S. Drenica “Me lotin e kripur”.

Juria porfesionale, në përbërje:

Fadil H. Curri

Ermira Jusufi

Zymer Mehani

Vendosi, si vijon:

Çmimi i Parë, poeti Fatmir Halimi;

Çmimi i Dytë, poeti Izet Abdyli;

Çmimi i tretë, poeti Halil Xani.

Të gjithë pjesëmarrësit në orën letrare u nderuan me mirënjohje dhe në fund u gostitën me një koktej rasti.

Me kaq manifestimi i sotëm poetik “ Vjeshta Poetike në Obiliq” u deklarua e përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat